Rritet numri i të prekurve nga fruthi në Shkup, regjistrohen edhe katër raste të reja

Edhe katër raste të reja të të prekurish nga fruthi janë regjistruar në Klinikën Infektive në Shkup. Së bashku me katër rastet e fundit, numri i të prekurve ka arritur në 73.
Ndërkohë vazhdon vaksinimi i fëmijëve, ndërsa Ministria e Shëndetësisë njoftoi se pavarësisht paralajmërimeve, nuk do të ketë vaksinim nëpër shkolla sepse siç thanë, interesimi i prindërve nëpër pikat e vaksinimit është i mjaftueshëm, dhe në rast se bie intensiteti i vaksinimit atëherë do të aktivizohet masa për vaksinim nëpër shkolla.
Që nga shpallja e epidemisë e deri më sot rreth 4000 fëmijë kanë pranuar vaksinën MRP kundër fruthit. Fundi i epidemisë do të shpallet katër javë pasi të mos regjistrohet asnjë rast i ri.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































