Në një fotografi të cilën e ka publikuar portali Indeksonline, pranë flamurit kuqezi, por me yllin pesëcepësh të kohës së diktatorit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, bien në sy disa figura të PDK-së. Aty janë deputetët Hydajet Hyseni e Zenun Pajaziti, ministri i Transportit - Fehmi Mujota, kryetar i komunës së Kamenicës - Begzad Sinani, pastaj Basri Musmurati, Izmi Zeka, Bajrush Xhemajli etj.

Flamurit kombëtar, i cili ishte në përdorim në Kosovë në kohën e komunizmit jugosllav, gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar ia imponojnë një yll më të madh, në anën e majtë të shqiponjës. Ky veprim i kishte irrituar shqiptarët, e madje edhe disa nga politikanët komunist të asaj kohe. /Telegrafi/