Së bashku me trajnerin Bernard Challandes në konferencën për media të Përfaqësueses së Kosovës para ndeshjes ndaj Danimarkës është paraqitur edhe mbrojtësi Amir Rrahmani.

25-vjeçari ndeshjen ndaj Danimarkës nuk e shikon vetëm një test për mbrojtjen, por për gjithë skuadrën.


"Normalisht që Danimarka ka ekip shumë të mirë, është një ndeshje ndryshe nga ato që kemi luajtur në Ligën e Kombeve, ky nuk është test vetëm për mbrojtjen, por për gjithë ekipin dhe duhet ta kalojmë si skuadër".

55529850 755059721541925 9175783099135426560 n Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

"Në mbrojtje nuk ka ndonjë mungesë, Valoni është i rëndësishëm për skuadrën, por besoj se kemi lojtarë që mund ta zëvendësojnë. Kosova ka fond të mjaftueshëm të lojtarëve, askush nuk e ka vendin e garantuar, të gjithë duhet ta meritojnë".

"Danimarka është ekip shumë i mirë, ata janë eliminuar në çerekfinale të Botërorit nga Kroacia në penallti. Duhet të luajmë si skuadër dhe të mundohemi në kundërsulme pasi ata janë një ekip shumë i mirë".

54374573 388909261941044 5535211691962269696 n (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

"Të luash për Kosovën? Të përfaqësosh vendin tënd është një ndjen e veçantë, është një ndjenjë që nuk krahasohet me asgjë", ka thënë Rrahmani për fund pas pyetjes nga gazetari danez. /Telegrafi/

telegrafi sport app