Derbi shqiptar dhe gola shqiptarë në sfidën mes RNK Splitit e Rijekës, takim me shumë rëndësi për të dyja palët.
Në fund fitoi Rijeka 2-1, me një gol të Bekim Balajt në minutën e 73-të që vendosi fatet e takimit, që ishte shumë nervoz.
I futur në minutën e 62-të, dy minuta para golit dhe dy minuta pas tij shkodrani mori dy kartonë të verdhë, duke dalë me karton të kuq, në një sfidë që pati në total 9 të verdha dhe një të kuq.
Më parë, Gavranoviç kishte shënuar për Rijekën në minutën e 32-të, por RNK Spliti konfirmoi se është një skuadër mjaft e rrezikshme dhe Amir Rrahmani në minutën e parë shtesë të pjesës së parë barazoi.
Është goli i parë në Kroaci për qendërmbrojtësin e kombëtares sonë, që po ecën me hapa gjigantë, edhe pse sot humbi duelin me Balajn, i cili ka shënuar golin e tetë personal në kampionat, duke i dhënë pikë të rëndësishme Rijekës, që nuk është dorëzuar në garën për titull.
https://www.youtube.com/watch?v=HkdBq-8VUBg&ebc=ANyPxKrg29Nh2Sna95Osg0f_4e5yZTStXgCMF1d9jike_B7Q-2R-LmUghUCd7WJmGl5kl2rfmlbpNswoW4X2cp1QtwulkYOjPw