LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo dëshiron kthimin në Evropë, por refuzohet nga një klub që luan në Ligën e Kampionëve

Ronaldo dëshiron kthimin në Evropë, por refuzohet nga një klub që luan në Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo është refuzuar nga një klub që luan në Ligën e Kampionëve sipas raportimeve të fundit, mes thashethemeve se ai është i etur të rikthehet në futbollin evropian. 

Ronaldo pati dy periudha të ndara në Angli me Manchester United mes 2003 dhe 2009 dhe 2021 deri 2022, po ashtu ka luajtur edhe për Sporting Lisbonën, Real Madridin dhe Juventusin, por ai së fundmi ishte lidhur me një rikthim në Evropë para Botërorit të vitit 2026. 

Sipas të përditshmes spanjolle Fichajes, Ronaldo nuk e ka përjashtuar një rikthim në Evropë, por një klub ka vendosur kundër blerjes së tij. 


PSG ka refuzuar mundësinë për ta transferuar legjendën portugeze, kryesisht për shkak të arsyeve financiare si faktori kryesor i këtij vendimi. 

Është raportuar se trajneri Luis Enrique ka insistuar që të nënshkruajë me lojtarë të rinj, një politikë e transferimeve që ishte përdorur edhe në verë kur transferuan emra si Desire Doue, Joao Neves dhe Willian Pacho. 

Raportimi tutje shton se paga e madhe e Ronaldos në Arabinë Saudite është bërë një ‘pengesë’ për klubet evropiane që të tentojnë transferimin e tij. 

Sidoqoftë, një kalim tek PSG-ja do të ishte një befasi sidomos duke marrë parasysh komentet e tij të fundit për nivelin e kampionatit francez./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori