Fabrizio Romano ka raportuar në Twitter se Real Madrid po shqyrton situatat kontraktuale të disa prej lojtarëve të tyre kyçë pas suksesit në sezonin e kaluar.
Pas arritjeve së marrëveshjes me Luka Modric dhe Lucas Vazquez dhe situatës së Nachos, vëmendja tani është drejtuar te Dani Carvajal.
Romano njofton në Twitter: “Pas Modric dhe Lucas Vazquez, Real Madrid po pritet të zgjidhë edhe situatën e Nachos. Klubi gjithashtu do të fillojë bisedimet për një marrëveshje të re me Dani Carvajal”.
“Klubi është shumë i kënaqur me paraqitjet dhe angazhimin e tij në fushë. Kontrata e re e Carvajal do të jetë një temë për të diskutuar gjatë muajve të ardhshëm”.
Madridi planifikon të fillojë bisedimet për një kontratë të re me Carvajal, duke e vlerësuar kontributin e tij të vazhdueshëm dhe paraqitjen e shkëlqyer në fushën e lojës.
Carvajal, i cili ka shënuar golin vendimtar në fitoren e fundit të Ligës së Kampionëve, vazhdon të jetë një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe një figura e rëndësishme në ekipin e Madridit. /Telegrafi/