Nga: Cal Revely-Calder / The Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Novela e re e Jon Fossesë është po aq e thjeshtë sa një përrallë biblike. Një natë, një burrë futet me makinë në një pyll, në fund të një rruge të heshtur. Ndalon makinën, del jashtë dhe ecën para drejt pemëve. Aty takohet me një prani ndriçuese – q shfaqet edhe si prindërit e tij, si një burrë me kostum dhe ndoshta si zë pëshpëritës – dhe në fund e përqafon atë. Të gjitha këto i rrëfen me ton të matur, sikur takimi të ishte i pashmangshëm. Libri A Shining ka vetëm 48 faqe.
Fosse, i cili javën e kaluar fitoi çmimin Nobel për Letërsi, nuk është aspak i panjohur. Për më shumë se 40 vjet ka shkruar në Nynorsk – në një nga dy gjuhët e Norvegjisë – dhe mund të jetë dramaturgu më i inskenuar i gjallë në Evropë. Por, në Britani, dramat e tij rrallë shihen në skenë dhe romanet e tij nisën të shfaqen vetëm pesë vjet më parë. Falë botimeve Fitzcarraldo dhe përkushtimit të përkthyesit Damion Searls, fama e Fossesë më në fund po rritet në këtë vend.
Fosse e ka quajtur Beckettin “babai i tij letrar” dhe stilet e tyre personale mund të duken njësoj. A Shining ka përsëritje pyetjesh, lëkundje mes mendimeve, përthyerje të imtësive të përditshme përmes një prizmi filozofik. Por, aty ku letërsia e Beckettit futet në vetvete dhe duket e pushtuar nga vetëdyshimi, ajo Fossesë ka një vrull të frikshëm, sikur nxitet nga një fuqi më e lartë. U konvertua në katolicizëm në vitin 2012, duke lënë pas vetes vitet e tij të paqëndrueshme; tashti shkruan romane, baza dhe materiali i të cilave është Zoti. Çdo roman në sekuencën e tij Septology (2019-21) – në të cilën shpërbëhen kujtimet e një njeriu – fillon me soditjen e një kryqi të pikturuar dhe përfundon me tregimtarin Asle duke u lutur.
Proza tek A Shining është rrezatuese, sikur Fosse skalit në dritë. Në Septology, Zoti përshkruhej si “errësira e shndritshme” brenda shpirtrave tanë; këtu, figura në pyll ta kujton vizionin e Krishtit që fillon në Librin e Zbulesës – koka dhe flokët e tij si lesh ose borë, sytë e tij si flakë zjarri. Pasi ajo figurë zhduket, rrëfimtari mendon, “çfarëdo që ishte, nuk ishte person, por, po, mirë, nuk ishte as fantazmë, por ndoshta, ndoshta, ndoshta ishte në të vërtetë një engjëll, ndoshta ishte një engjëll i Zotit”.
Kritikët e letërsisë shpesh e përdorin fjalën “ëndërrim”: pothuajse kurrë nuk është e saktë. Por, është për shkrimet e Fossesë – sepse ëndrrat kanë logjikë kompulsive dhe sepse ripunohen në një maskim të hollë, në ëndrrat e shumta që kishim më parë. Librat e Fossesë, gjithashtu, kanë motive të përbashkëta: njerëzit shikojnë ujin, dritat e çuditshme duken nga larg. Personazhet në Septology quhen Asle, Ales, Alis, Åsleik – si copa të një qenieje të vetme. Teatralët e tij shpesh quhen “Grua” ose “Burrë”, sikur në eksperimente mendimi. Asnjë personazh në A Shining nuk është i individualizuar me emër.
Fosse dikur përdori etiketën “prozë e ngadaltë”, për të përshkruar punën e vet, megjithëse “gradual” mund të përshtatet më mirë. Nxënësi i tij më i njohur është Karl Ove Knausgaard, vetëstudimi obsesiv i të cilit prodhoi veprën My Struggle (2009-11). Aty ku vëmendja e Fossesë është e shenjtë, ajo e Knausgaardit është laike por, siç ka theksuar Searls, asnjë nga shkrimtarët nuk përfiton nga përzgjedhjet. Një copëz nga A Shining, siç u tha më lart, tingëllon e papërsëritshme, megjithatë efekti i saj është kumulativ: emocionet grumbullohen nëpër faqe dhe varen në seri të harmonive. E besoj Searlsin kur shkruan – në një artikull të fundit të Paris Review – se përkthimi i Fossesë e bëri të qajë. (Nuk shpjegon ose nuk mundet ta shpjegojë pse.)
Teksa figurat kalojnë nëpër kornizat e Fossesë, qoftë grupi i vogël spektral i A Shining apo i madh te Aliss at the Fire and Septology, gjithçka duket melankolike, sikur të gjithë të zhdukeshin përgjithmonë. Por, ndoshta kjo është kujtesa: studimi i humbjes së vazhdueshme. Kam lexuar katër nga librat e Fossesë, gjatë një pushimi – nga leximi i listës së ngushtë për çmimin Booker – dhe është e vështirë të përshkruhet efekti. Ato romane realiste, me familje të pakënaqura ose qëllime satirike – të hartuara shumë mirë, shumë të zgjuara – të vendosura kundër dritës së Fossesë, dukej sikur po shkriheshin. Shkëlqimi është transcendental dhe na ofron atë që kultura bashkëkohore rrallë e bën: një vështrim, sado të hollë, të botës që shtrihet përtej. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fotografitë ikonike të revistës “Face”
Higjiena ndër shekuj: Luigji XIV u la dy herë gjatë gjithë jetës!

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
KLAN

Historia e fisit Shala

Ana Komnena për zbarkimin e vikingëve në Durrës: Libri ku “për herë të parë” përmenden shqiptarët!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit