Site icon Telegrafi

Roma fiton me rikthim në udhëtim ndaj Ajaxit

(Foto: Twitter/AS Roma English)

Ajaxi dhe Roma (1-2) e kanë zhvilluar ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës në ‘Johan Cruijff Arena’ në Amsterdam.

Giallorossët patën dy raste të mira në pjesën e parë me anë të Edin Dzeko dhe Bryan Cristante, ndërsa të parët realizuan vendasit.

Pas një asistimi nga Dusan Tadic, Davy Klaassen shënoi gol nga afërsia (39’) për ta zhbllokuar rezultatin dhe me epërsi minimale të nikoqirëve, skuadrat shkuan në pushim.

(Foto: Twitter/Europa League)

Në pjesën e dytë, Ajaxi e pati një mundësi të artë për ta dyfishuar avantazhin, mirëpo goditjen e Dusan Tadic e ndali portieri Pau Lopez.

Në vazhdim, mysafirët ndëshkuan. Lorenzo Pellegrini shënoi një gol të lehtë nga gjuajtja e lirë, pas gabimit të portierit vendas.

(Foto: Twitter/UEFA Europa League)

Ibanez u gjend më së miri në zonë për ta shfrytëzuar një top të kthyer dhe shënoi gol të bukur me vole (87’) për epërsinë e mysafirëve, të cilët kanë një avantazh shumë të mirë para ndeshjes së kthimit që zhvillohet në Stadio Olimpico. /Telegrafi/

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1380244579056812033

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1380253512689410052

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1380261649588817922

Exit mobile version