Site icon Telegrafi

Rodrygo Goes zbulon momentin më të keq të karrierës së tij

Ylli i Real Madridit, Rodrygo Goes, është shprehur i sinqertë për momentin më të keq të karrierës së tij në një intervistë të fundit, por nuk ka ndodhur kur ai ishte në kryeqytetin spanjoll.

Ende vetëm 22 vjeç, Rodrygo pritet të marrë epitetin e të qenit njëri nga golashënuesit më të mirë për Real Madrid këtë sezon pas largimit të Karim Benzema.

Pavarësisht moshës së tij të re, ai tashmë ka mjaft përvojë në krye të lojës, pasi ka fituar Ligën e Kampionëve, La Ligan dhe ka luajtur 14 ndeshje ndërkombëtare me Brazilin.

Lexo po ashtu “Tradhtia” për të cilën Vinicius Jr nuk shkoi te Barcelona edhe pse nënshkroi, agjenti zbulon situatën e tij dhe të Rodrygos

Pikërisht me Brazilin erdhi momenti i tij më i vështirë. Në ndeshjen çerekfinale kundër Kroacisë në “Katar 2022”, Rodrygo humbi penalltinë e parë dhe përfundimisht vendimtare.

“Kupa e Botës ishte një ëndërr, ishte momenti më i dhimbshëm i karrierës sime”, ka thënë fillimisht Rodrygo për gazetën braziliane Globo Esporte.

“E di që kam ende shumë për të luajtur. Nuk e shoh si dështim, por si një moment, një proces që duhet të kalosh. Asgjë nuk është e lehtë në jetë, askush nuk ka një histori të përsosur”.

“E mora në atë mënyrë, por isha i trishtuar për disa ditë. E vetmja gjë për të cilën mendoj është se do të kthehem dhe do të fitoj një Kupë Bote, të paktën”, përfundoi sulmuesi i Real Madridit. /Telegrafi/

Exit mobile version