Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Rita Ora së fundmi mori pjesë në Javën e Modës në Milano.

Artistja e famshme ishte në qendër të vëmendje teksa u bë pjesë e shfaqjes së markës së njohur “Prada”, ku mori pjesë edhe ylli televiziv, Kim Kardashian.


Por, 31-vjeçarja me prejardhje nga Kosova, ka vazhduar me postimin e imazheve të reja në rrjetet sociale, në të cilat dukej në formë të mrekullueshme dhe tërë shkëlqim.

ritaora 274762547 981257742791261 3988187960809823331 n Foto: Rita Ora/Instagram

Rita postoi për miliona fansa në Instagram disa imazhe ku shihet e veshur me një kostum dypjesësh me ngjyrë të kuqe, bluzë dhe mini-fund me pjesë të hapura që ekspozonin linjat joshëse të këngëtares.

Krijuesja e hitit “Anywhere” kompletoi dukje me taka të larta me të njëjtë ngjyrë, makijazh të lehtë, ndërsa qëndronte e shtrirë në një divan.

ritaora 274696215 3219441431655077 6404366175827302181 n Foto: Rita Ora/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që gjatë qëndrimit të saj në Itali, Rita po shoqërohet nga partneri i saj, regjisori Taika Waitit.

Çifti që u takuan për herë të parë në Australi janë në lidhje prej gati një viti, dhe që nga ajo kohë janë të pandashëm.

ritaora 274570771 119636157116946 3967777348973563173 n 2 Foto: Rita Ora/Instagram

Ndërkaq, Rita kohëve të fundit ka pozuar për revistën e famshme, “Elle” të edicionit spanjoll, në numrin e ri të muajit mars. /Telegrafi/

ritaora 274731888 330734538992734 5848096094779729999 n 1 Foto: Rita Ora/Instagram