Site icon Telegrafi

Rifillon transplanti i veshkave në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, Italia mbështet realizimin e operacioneve

Transplanti i veshkave do të rinisë të bëhet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë brenda këtij viti.

Pas ndërprerjes 12 vjeçare, Shefi i Shërbimit të Kirurgjisë, Arben Gjata zbuloi se Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me Italinë, e cila do të mbështesë vendin në realizimin e transplanteve të organeve në sistemin publik.

“Bëhet fjalë për të nis me transplantin e veshkës, besojmë brenda vitit do të nis transplanti në spitalet publike nga mjekët tanë me mbeshtetjen e mjekëve Italian”, tha Gjata.

Pas veshkave, objektiv është realizimi i transplanteve të mëlçisë dhe pankreasit, por kjo do të marr kohë deri në përgatitjen jo vetëm të stafit, por edhe të ndryshimeve ligjore dhe sensibilizimin e popullatës.

Shefi i Shërbimit të Kirurgjisë, kërkon përpilimin e ligjit të veçantë për futjen e Shqipërisë në bankën e transplanteve evropiane dhe bindjen e popullatës që të dhuroj për personat që pësojnë vdekje klinike.

Në QSUT janë realizuar 2 transplante renale i pari në 2009 dhe i dyti në 2011. Mungesa e kushteve spitalore solli ndërprerjen e transplanteve deri në vitin 2015 dhe zhvendosjen e tyre në spitalet private. Por të mbështetur nga paketa i fondi i sigurimeve shëndetësore, qytetarët mund ta merrnin këtë shërbim falas. Sipas specialistëve në vendin tonë nevojat për transplante të veshkave shkojnë në 30 në vit, dhe organi dhurohet kryesisht nga familjarët. /Telegrafi/

 

Exit mobile version