Kapitulli i fundit madhështor në historinë e Interit u zhvillua në Santiago Bernabeu, ku Jose Mourinho i udhëhoqi ata drejt titullit të tretë të Ligës së Kampionëve, ku u vulos një triumf i trefishtë në atë vit.
Por shpejt asaj arritje të madhe erdhi një rrëzim i përmasave të njëjta.
Shumë ndryshime të trajnerëve dhe lojtarë që vinin e shkonin, askush nuk bënte mirë dhe rezultatet sigurisht që nuk vinin.
Ka pasur shumë ndryshim edhe në kryesi të klubit, ku Massimo Moratti e shiti klubin për 300 milionë euro te Erick Thohir në tetor të vitit 2013.
Tani, tetë vjet pas tripletës, Neroazzurët po qeshin përsëri, pasi e dinë që kësaj radhe gjërat do të shkojnë më mirë për ta.
Stabiliteti financiar i sjellë nga grupi kinez Zhang Jindong, ka ndikuar edhe në stabilitetin në fushë.
“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë që ta ndërtojmë një nga ekipet më të mira të futbollit në botë”, ka thënë Steven Zhang, vetëm dy ditë pasi vazhdoi kontratën me trajnerin Luciano Spalletti deri më 2021.
Këtë verë Interi ka treguar se janë serioz në rikthimin e tyre në nivelin e elitës, ku harxhuan 109.5 milionë euro.
Nënshkrimet e kësaj vere: Radja Nainggolan (38 milionë euro), Lautaro Martinez (16 milionë euro), Federico Dimarco (7 milionë euro), Sime Vrsljko (në huazim 6,5 milionë euro), Matteo Politano (në huazim, 5 milionë euro), Keita Balde (në huazim, 5 milionë euro, plus 32 milionë euro blerje për sezonin tjetër) Stefan De Vrij (lojtar i lirë) dhe Kwadwo Asamoah (lojtar i lirë).
Se Interit mund të kthehet në elitë më poshtë i keni të renditura disa arsye.
Siguri në portë
Samir Handanovic do të jetë përsëri vija e fundit e mbrojtjes. Do të jetë viti i gjashtë i sllovenit 34 vjeçar në Inter.
Lidershipi, kërcimet ajrore dhe reflekset e pabesueshme e bëjnë atë një nga portierët më të mirë në kampionat.
Një mbrojtje e rinovuar
Dyshja Miranda-Skriniar punuar në përsosmëri sezonin e kaluar. Me ta në fushë Inter pranoi vetëm 30 gola në 38 ndeshje.
Tani, Spalleti do të ketë edhe De Vrij në dispozicion të tij, një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A sezonin e kaluar.
Nuk është vetëm qendra e mbrojtjes pasi janë përmirësuar edhe krahët. Asamoah, Vrsaljko dhe Dimarco janë disa nga lojtarët që Interi do të jetë në gjendje t’i përdorë.
Një mesfushë fizike dhe e talentuar
Me arritjen e Nainggolan, Interi ka fituar muskujt, personalitet, përvojë dhe prani më të madhe në metrat e fundit të sulmit.
Vullkani belg do të luajë pranë një ndihmësi të përsosur si Marcelo Brozovic i cili ia sjellë pauzën e nevojshme lojës, di ta lëviz topin dhe balancën taktike.
Shpejtësia në krah
Me Keita Balde në skuadër, Inter do të ketë një gamë të gjerë mundësish në krah të sulmit.
Aty janë edhe Ivan Perisic, Politano, Yann Karamoh dhe Antonio Candreva.
Interi do të ketë lojtarë dinamikë në krah me shpejtësi dhe potencial që shënojnë.
Një partner për Icardin
Ardhja e Lautaro Martinez më në fund do t’i japë Icardi një partner të përsosur në sulm.
Të dy argjentinasit tashmë duket se kanë një marrëdhënie të shkëlqyer edhe jashtë fushës.
Nuk është rastësi që Martinez do të veshë fanellën me Nr.10. /Telegrafi/