Rikthehet edicioni i tretë i UPSHIFT, organizuar nga Laboratori për Inovacione i UNICEF-it në Kosovë

“UPSHIFT: Social Impact Workshop” apo Punëtoria për Ndikim në Shoqëri është model dinamik që sjellë së bashku idetë, problemet, të rinjtë dhe metoda të ndryshme edukative dhe inovative për të dizajnuar dhe zgjidhur probleme të ndryshme shoqërore, të identifikuara paraprakisht nga të rinjtë.
Edicioni i tretë i UPSHIFT-it do të mbahet në Komunën e Suharekës nga 02-04 Tetor 2015, ndërsa thirrja për të identifikuar problemet nga të rinjtë tashmë ka filluar dhe do të zgjasë deri më 23 Shtator 2015. Përveç Suharekës, në këtë punëtori të drejtë aplikimi kanë edhe të rinjtë nga Lipjani, Graçanica dhe Shtimja.
Joshua Harvey, menaxher i Laboratorit për Inovacione i UNICEF-it në Kosovë, thekson se: “UPSHIFT Social Impact Workshop është model i ri që vjen në Kosovë, i dizajnuar pikërisht nga të rinjtë, por edhe nga ekspertë ndërkombëtarë dhe stafi i Laboratorit”.
Më tej, Harvey nënvizon rëndësinë e kësaj punëtorie duke thënë se “Laboratori për Inovacione i UNICEF-it në Kosovë vazhdon të sjellë mundësi të reja për të rinjtë kosovarë, që përmes talentit të tyre të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme shoqërore, por edhe që të fitojnë aftësi dhe eksperienca të reja që do t’ju ndihmojnë në të ardhmen”.
Edicioni i dytë I UPSHIFT-it është mbajtur në Ferizaj, në Mars të këtij viti, duke sjellur projekte jashtëzakonisht kreative, interesante dhe me ndikim pozitiv në komunitetet prej nga vijnë këto projekte.
"Nuk e kam ditur se çfarë është UPSHIFT-i. Dëgjova nga shoqëria dhe mendova pse mos të provoj dhe të aplikoj; kam provuar dhe jam pranuar. Është përvoja më e mirë që e kam pasur ndonjëherë. S’ka rëndësi a fiton apo jo, mjafton të mësosh metoda inovative të punes dhe të njohësh të rinjë të tjerë". Kështu e përshkruan eksperiencën e tij, Sejhan Haliti, nga projekti “Martesat e hershme” dhe njëri nga fituesit e edicionit të dytë të UPSHIFT-it.
Sejhani, së bashku me ekipin e tij, kanë organizuar me dhjetëra ligjerata dhe aktivitete tjera në shkolla, të cilët kanë trajtuar çështjen e martesave të hershme.
Ndërsa ekipi i Laboratorit për Inovacione të UNICEF-it në Kosovë tashmë ka filluar një kampanjë informuese për të rinjtë duke vizituar shumë shkolla dhe qendra rinore në komunat e lartëpërmendura, por edhe përmes rrjeteve sociale. Valon Nushi, koordinator i punëtorisë tregon se “numri i të rinjve të interesuar është tejet i madh dhe se është mbresëlënëse të shohësh se si të rinjtë arrijnë të identifikojnë probleme të ndryshme që ballafaqohen çdo ditë dhe përmes metodave dhe teknikave të ndryshme të gjejnë zgjidhje kreative”.
“UPSHIFT Social Impact Workshop” është i hapur për të gjithë të rinjtë e nga Suhareka, Lipjani, Graçanica, Shtimja dhe fshatërave përreth, ndërmjet moshes 15-24 vjeç. Ndërsa, dhjetë ekipet e përzgjedhura do të konkurrojnë për pesë çmimet e para, të cilat do të financohen për një periudhë 3-mujore pas punëtorisë, për ta zhvilluar më tutje idenë dhe projektin e tyre.
Thirrja për aplikim është e hapur deri më datën 23 Shtator 2015 dhe të gjithë të rinjtë të interesuar duhet të aplikojnë duke e plotësuar formën e aplikimit në linkun në vijim: bit.ly/upshiftKS
“UPSHIFT Social Impact Workshop” në Kosovë organizohet nga Laboratori për Inovacione në Kosovë (Innovations Lab Kosovo). Ndërsa mbështetet nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë, Agjencioni Austriakë për Zhvillim dhe implementohet nga organizata jo-qeveritare “PEN”.
Të rejat më të fundit në lidhje me punëtorinë dhe kampanjën informuese mund të gjenden në faqen zyrtare të Facebook-ut: www.facebook.com/kosovoinnovations
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Sa para, aq muzikë në YouTube

"Google duhet të shesë Chrome", Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk heq dorë nga qëndrimi

Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja