LAJMI I FUNDIT:

Revolucioni në Facebook, hiqet fotoja e profilit! (Video)

Revolucioni në Facebook, hiqet fotoja e profilit! (Video)

Prej ditës së djeshme ka nisur një test në Britaninë e Madhe dhe në Kaliforni, për të ndryshuar pjesën më të rëndësishme të rrjetit social “Facebook”.

Është një projekt i ri i themeluesit Zuckenberg i cili ka vendosur që fotoja e profilit të “Facebook” të zëvendësohet me një video. Pra jo më një foto profili, por një video profili.

Është menduar që videoja e profilit të zgjasë 7 sekonda.

Dhe siç thuhet më tej, 11 vite pas lindjes së rrjetit social, do të bëhen ndryshime të mëdha.


Veç kësaj pritet që të shtohen edhe disa programe të reja për ta personalizuar sa më shumë llogarinë personale.

Javët e ardhshme pritet që këto risi të nisin të aplikohen në Itali dhe më vonë edhe në vende tjera. /revistawho/