Ylli i ri i Italisë, Mateo Retegui foli për të ardhmen e tij të mundshme në Serie A, ku pëlqen të gjitha klubet kryesore.
Sulmuesi 23-vjeçar me origjinë argjentinase ishte një përfshirje e papritur në skuadrën e Italisë së Roberto Mancinit për ndeshjet e tyre kualifikuese për Euro 2024 kundër Anglisë dhe Maltës, dhe ai nuk zhgënjeu duke luajtur për kombin e gjyshit të tij.
Retegui shënoi në të dyja paraqitjet e tij me Azzurrët dhe duket i destinuar të bëjë kërcimin në Serie A gjatë verës, me klube si Inter dhe Lazio të etur për të bërë një lëvizje për sulmuesin e Tigres.
Duke folur për La Gazzetta dello Sport, Retegui së pari diskutoi atë që i pret në të ardhmen e tij.
“Presidenti Melarana tha se në korrik ka të ngjarë që unë të shitem. Më pëlqen shumë ideja, është një ëndërr për të gjithë ata që luajnë futboll, skuadrat më të mëdha janë në Evropë. Në Itali ka klube të mëdha, mua më pëlqejnë të gjithë”, ka thënë fillimisht Retegui.
Ai u pyet për interesimin e Interit, ndërsa nuk hezitoi të përgjigjej.
Retegui alla Gazzetta sul futuro: “Mi piacerebbe venire in Italia. Inter? Nulla di concreto” https://t.co/stRxktKqOy
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) April 7, 2023
“Nuk ka asgjë konkrete dhe nuk e di se çfarë po ndodh, është babai që kujdeset për të ardhmen. Mendja ime është 100% te Tigre”.
“Do të doja të vija në Itali dhe të shënoja shumë gola, ashtu siç do të doja të shënoja shumë gola për kombëtaren”, përfundoi reprezentuesi italian. /Telegrafi/