Në një kohë kur refugjatët po mbushin kufinjtë në të gjithë botën, duket se kemi shumë për të mësuar nga virtyti i mikëpritjes shqiptare. Kështu e nis agjencia angleze e lajmeve BBC një artikull kushtuar Shqipërisë dhe virtyteve të saj.
“Në të gjithë vendin ndërtuan kampe refugjatësh për të mbrojtur kosovarët që ishin në luftë me Serbinë. Familjet shqiptare ndërtonin një kamp, gjenin një familje kosovare dhe e strehonin aty. Nuk ishin as miq e as të afërm, ishin të huaj, megjithatë shqiptarët i strehonin dhe në shtëpitë e tyre, i ushqenin, u jepnin dhe rroba, i trajtonin ata sikur të ishin pjesë e familjes”, shkruan BBC.
Duke pritur një makiato në një kafene të vogël në Berat, qytetin e famshëm të 1001 dritareve, dëgjova se si një vajzë me emrin Nevila Muka kujtonte impaktin që kishte Lufta e Kosovës në vendin e saj. Për t’ju larguar vdekjes dhe shkatërrimit të forcave ushtarake serbe në vitet ’90, më shumë se 500 mijë refugjatë u larguan nga Kosova për t’u vendosur përkohësisht në Shqipëri në një hark kohor prej dy vitesh. Shpejt mësova se Muka jo vetëm që e kishte parë eksodin nga larg por dhe e kishte përjetuar.
“Gjyshja ime u fut në një familje, unë isha e vogël dhe mbaj mend që luaja me fëmijët e tyre shumë. Mbaj mend që ishin bukëpjekës shumë të mirë, buka më e mirë që kam shijuar”.
A ishte e vështirë për ju? – pyeta unë.
“Ne patëm fatin e mirë që gjetëm familje shpejt. Por për shumë familje të tjera nuk kishin para të mikprisnin kosovarët në shtëpi. Ishin shumë të varfër. Megjithatë ata hynin në borxhe, por kurrë nuk na kthenin mbrapsht”.
Kur e pyeta përse, ajo me një të qeshur tha: “Kështu e kanë shqiptarët, është besa e tyre”
E kisha dëgjuar fjalën besa edhe më parë por mendoja se kishte lidhje me besimin apo fenë, por në këtë kontekst nuk e kisha dëgjuar kurrë. Muka më shpjegoi se ishte një si farë kodi i shqiptarëve, dikush që të hap derën në shenjë mikpritjeje. Nëse dikush të kërkon ndihmë, ti i hap dyert e shtëpisë.
Pas kësaj doja të mësoja më shumë për besën e shqiptarit dhe u takova me një student shqiptar i cili më tha se kjo ishte një traditë që njihej prej shekujsh që nga koha e Kanunit të Lek Dukagjinit, një libër me ligje për fiset e veriut të Shqipërisë në shekullin e XV.
Aty mësova një proverbë që shkruhej në Kanun: ‘Shpija para se me qenë e Shqiptarit, asht e Zotit dhe e mikut’. Sipas tyre duhet të ishte gjithnjë i përgatitur për të pasur një krevat bosh natën ose ditën. Kur e pyeta nëse ishte ndonjëfarë detyrimi ai më tha: Në fakt shumicës së shqiptarëve i pëlqen të presin miq. Është një lloj krenarie për ta. Nuk ke pse kërkon hotel mjafton të trokasësh në shtëpinë e dikujt dhe të fton brenda.
Edhe pse disa aspekte të besës kanë humbur me kalimin e kohës, ndjenja e mikëpritjes vazhdon të mbetet tek njerëzit shqiptarë. Përveç luftës së Kosovës, pak e dinë se Shqipëria ishte i vetmi vend që priti numrin më të madh të hebrejve gjatë fundit të Luftës së Dytë Botërore. Pavarësisht presionit të fashistëve italianë dhe nazistëve gjermanë, shqiptarët refuzuan të spiunonin të ftuarit e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij