Procesi i regjistrimit të popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare në Kosovë, i paraparë të mbahet në muajin shtator të këtij viti, po kërkohet të shtyhet për vitin 2022. Kjo për shkak të pandemisë COVID-19 dhe mbajtjes së zgjedhjeve.
Drejtues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), thonë se regjistrimi i popullsisë që ka një kosto rreth 11 milionë euro është dashur të fillojë në muajin prill 2021, por që është shtyrë për në muajin shtator të këtij viti.
Megjithëse, edhe shtatori për zëvendëskryeshefin e ASK-së, Ilir Berisha është i pa papërshtatshëm, pasi siç thotë ai zgjedhjet lokale dhe veçanërisht pandemia COVID-19, ka ndikuar që të kërkohet në mënyrë institucionale që regjistrimi të shtyhet për muajin prill të vitit 2022.
Berisha thotë se në bazë të rekomandimeve të statistikave të kombeve të bashkuara të Eurostat dhe për të pasur një regjistrim të suksesshëm, kërkohet një periudhë tjetër për shkak të kushteve të pandemisë, e cila ndikon në kualitetin e regjistrimit të popullsisë.
“Ende mbetet si datë zyrtare shtatori i këtij viti, mirëpo duke parë që pandemia vazhdon të jetë prezent, dhe duke pasur në konsideratë që regjistrimi mbahet drejtpërdrejt me ekonomitë shtëpiake, të cilët e rekomandojnë kushte këto të pandemisë, atëherë edhe testimet që do të bëhen me radhë, do të jenë të ndikuara në këto kushte të pandemisë dhe të gjitha këto janë që ne tani për tani të përgatitemi që të kërkojmë në mënyrë institucionale që regjistrimi të shtyhet për prill të vitit 2022. Aktivitetet jemi duke i kryer të gjitha sipas planit, sipas një dinamike, mirëpo një pjesë e aktiviteteve është e ndikuar nga kushtet e Covid-19, edhe nga situata institucionale që kërkohet infrastrukturë ligjore”, thotë Berisha në një intervistë për KosovaPress.
Nga regjistrimi i fundit i popullsisë i bërë në vitin 2011, numri i popullsisë rezidente në Kosovë, sipas të dhënave të ASK-së ka qenë 1,820,631 banorë.
Këtë regjistrim e bojkotuan serbët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit dhe ende nuk dihet nëse do të marrin pjesë në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë.
“Çdoherë me ligj parashihet që regjistrimi të mbulon të gjithë territorin e Kosovës, ne jemi duke punuar dhe në bazë të programit kemi një agjendë që do të diskutojmë, do të komunikojmë me të gjitha komunitetet, me të gjithë akterët, duke u involvuar edhe Qeveria me gjithë mekanizmat e saj që të përfshihen. Mirëpo, edhe pse me ligj është i detyruar, pjesa tjetër mbetet çështje politike. Ne konsiderojmë që do të realizohet edhe në (veri) në gjithë territorin e Kosovës… më 2011 edhe pse kanë qenë të përfshira, kanë pasur bojkotime (komuniteti serb), pastaj është menduar një ligj për tjetër regjistrim, por megjithatë nuk është bërë regjistrim tjetër për pjesën veriore. Janë shfrytëzuar burime administrative, me anketa jo për qëllimin e regjistrimit të popullsisë, por të cilat i kemi nxjerrë dhe na kanë ndihmuar edhe numrat pak a shumë një vlerësim për popullsinë rezidente që ka qenë në pjesën veriore”, thotë ai.
Kostoja totale e regjistrimit llogaritet të jetë 11 milionë euro, mjetet këto të cilat janë ndarë nga Qeveria e Kosovës në shtator të vitit të kaluar.
“Kur themi që është caktuar data zyrtare dhe është nënshkruar koncept dokumenti, në koncept dokument janë të përfshira edhe kostoja e regjistrimit dhe qeveria i ka ndarë mjetet për regjistrimin e popullsisë sipas kërkesave tona. Kostoja e buxhetit përfshinë periudhën jo vetëm të aktiviteteve të regjistrimit në muajin e caktuar, por përfshinë paraprakisht edhe aktivitet të tjera, pajisje, aplikacione para regjistrimit dhe pas regjistrimit. Diku përafërsisht 11 milionë do të jetë kostoja e regjistrimit të popullsisë”, thekson Berisha.
Sipas ASK-së në këtë regjistrim nuk do të përfshihen edhe qytetarët nga diaspora.
Mësohet se numri i popullsisë ka shënuar rënie krahasuar me regjistrimin e fundit që është mbajtur më 2011. Drejtues të këtij institucioni parashohin një rënie të numrit popullsisë, pasi sipas të dhënave të ASK-së, popullsia e përgjithshme rezidente në fund të vitit 2019, ka qenë 1,782,115 banorë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos