Klubi i madh spanjoll, Real Madridi thuhet se po nxjerr në shitje mesfushorin uruguaian, Federico Valverde.
Reali ka plane të mëdha për të rigjallëruar mesfushën e tyre këtë verë, pasi mendon disa transferime.
Kështu, sipas mediumit të njohur Relevo, Valverde mund të sakrifikohet për të ndihmuar ‘zbavitjen’ e tyre të blerjeve të verës.
Reali po shikon Jude Bellingham (Borussia Dortmund) dhe Gabri Veiga (Celta Vigo) për të shtuar në mesfushën e dyshes franceze Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga.
Si të tillë, ata janë të përgatitur të lejojnë largimin e Valverdes për të lënë vend për transferimet e reja dhe për të fituar para nga shitja e tij.
Çmimi i mesfushorit uruguaian në treg vlerësohet të jetë 100 milionë euro.
24-vjeçari mburrej me një rekord prej 12 golash dhe 7 asistimesh në 56 ndeshje këtë sezon. /Telegrafi/