Real Madridi ka njoftuar se Eden Hazard ka pësuar një tjetër lëndim të ri.

Ylli belg ishte shumë afër të rikuperohej nga lëndimi që e kishte pësuar në edicionin e kaluar, që nuk e lejoi të luante rregullisht.


Tani, Los Blancos konfirmuan se në testet e fundit mjekësore të kryera në 29-vjeçari, del të jetë se ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë.

“Pas testeve të kryera sot në lojtarin tonë Eden Hazard nga stafi mjekësor i Real Madridi, ai është diagnostikuar me një lëndim në muskulin e këmbës së djathtë”, thuhet në njoftim.

Klubi spanjoll bëri po ashtu të ditur se në ditët e ardhshme do të mësohet se deri kur do të mungojë anësori belg.

Që kur u largua nga Chelsea në verën e vitit 208, Hazard nuk ka arritur rigjejë formën e lartë që e kishte në Stamford Bridge. /Telegrafi/