Real Madridi nuk ka mundur të shënojë fitore në Santiago Bernabeu ndaj rivalit të urryer lokal Atletico Madridit, pasi ndeshja ka përfunduar me barazim 1-1.

Derbi i madh lokal i Madridit mes Mbretërve dhe Los Colchoneros dhuroi gola, emocione dhe duele të shumta, por jo edhe fitues, pasi në fund skuadrat u desh të kënaqen me nga një pikë.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga dy yjet kryesore të skuadrave, me Cristiano Ronaldon (53') që shënoi për Realin dhe Antoine Griezmann (57') që shënoi për Atleticon.

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes nuk ishte asnjëri nga shënuesit, por Gareth Bale, i cili u notua me 8.5.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin e Atleticos, Saul Niguez, i cili u vlerësua me 6.3. /Telegrafi/ Real Madrid:

notat reali e1523203953616

Atletico Madrid: 

notat reali 1 e1523203976589

telegrafi sport app