Reagimi i qenit pasi u ribashkua me ushtarin ukrainas - të cilin nuk e kishte parë disa muaj

Një ushtar ukrainas u ribashkua me qenin e tij pas disa muajsh në luftë.
Një video e shpërndarë në mediat sociale tregon qenin që kërcen dhe tund bishtin e tij me emocione ndërsa pronari i tij kalon nga dera e përparme.
Pamjet vijnë në kohën kur ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se vendi i tij po synonte të zhvillonte bisedime paqeje deri në fund të shkurtit dhe se diplomacia do të luante një rol të rëndësishëm në përfundimin e konfliktit në Ukrainë.
Në anën tjetër, Vladimir Putin gjithashtu pretendoi se ishte gati për të negociuar, por se sipas tij, “Ukraina nuk ishte e gatshme për bisedime”. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































