Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka shtuar sulmuesin e Manchester Unitedit, Marcus Rashfordimn, në listën e tij afatgjate të blerjeve.

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, klubi Mbretëror janë duke mbajtur shënime mbi talentin anglez, Rashford.


Gjigantët spanjollë po ndjekin 19-vjeçarin si një alternativë të mundshme ndaj sulmuesit të Monacos, Kylian Mbappe.

Rashford është një nga katër lojtarët në listën e dëshirave të Realit, e cila përfshin gjithashtu Kasper Dolberg, Timo Werner dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Los Blancos kanë para për të transferuar pas largimit të Alvaro Moratas tek Chelsea për një tarifë rreth 78 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app