Marcus Rashford ka shkruar emrin e tij në librat e historisë pas paraqitjes brilante ndaj RB Leipzig në Ligën e Kampionëve, ku shënoi tri gola.

Manchester Unitedi mposhti RB Leipzigun me rezultat 5-0 në takimin e Grupit H, duke betonuar pozitën e parë me gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para.


Shënuesit e Unitedit në këtë ndeshje ishin Mason Greenwood (21’), Marcus Rashford (74’, 78’, 90+) dhe Anthony Martial (87’).

Vlen të theksohet se sulmuesi anglez, Rashford, u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, duke zëvendësuar Greenwood në minutën e 63-të.

Het-triku i tij për 27 minuta lojë ka bërë që Rashford të shkruaj emrin e tij në histori të Ligës së Kampionëve.

Ylli anglez i Unitedit u bë vetëm lojtari i pestë në histori të Ligës së Kampionëve që shënon një het-trik si zëvendësues.

Me 27 minutat e tij në fushë, është koha më e vogël që një zëvendësues shënon het-trik në histori të kësaj gare. /Telegrafi

telegrafi sport app