LAJMI I FUNDIT:

Raport për aktivitetet e partive politike në kuadër të fushatës për referendumin e 30 shtatorit

Raport për aktivitetet e partive politike në kuadër të fushatës për referendumin e 30 shtatorit

Partitë politike parlamentare të cilat janë shprehur se do të mbështesin referendumin më 30 shtator, gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar aktivitetet e tyre në kuadër të fushatës.

Telegrafi Maqedoni ju sjell të përmbledhura aktivitetet e partive, të cilat dje kanë mbajtur takime me qytetarët.

Bashkimi Demokratik për Integrim dje ka realizuar takim me qytetarët e Prespës, ndërsa kryetari i kësaj partia tha se ky moment është i papërsëritshëm dhe se qytetarët më 30 shtator do të vendosin për ardhmërinë e popujve që jetojnë në këto hapësira.


“Ky referendum ka një specifikë sepse jemi bashkërisht për një qëllim. Ky është momenti i parë në historinë e Republikës së Maqedonisë ku dy bashkësitë më të mëdha, hapërojnë bashkërisht dhe punojnë që ky referendum të jetë i suksesshëm dhe ne do të anëtarësohemi në NATO” deklaroi Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në takimin me qytetarët e Prespës, në kuadër të fushatës për referendum.

Kryetari i PDSH-së në fjalimin e tij para qytetarëve të Studeniçanit mes tjerash potencoi se nëpërmjet votës më 30 shtator do të pozicionohemi pro NATO-s dhe BE-së.

“Nuk u kemi borxh NATO-s, të mirën që na e ka dhënë NATO neve shqiptarëve na duhet t’ua kthejmë. Garancitë për realizimin e qëllimeve tona janë vlerat perëndimore, është PDSH që garanton këtë”, tha Thaçi.

Ndëkaq kryeministri dhe kryetari i LSDM-së në Kërçovë falënderoi të gjithë etnitë në Kërçovë për kuptimin në arritjen e marrëveshje me Greqinë.

“Nuk ka alternativë tjetër, për këtë shkak të mos e humbasim mundësinë për Maqedoninë evropiane. Unë jam i bindur se populli ynë do të arrijë të sjell vendim të sinqertë, historik dhe të urtë për shkak se gjithmonë populli e ka bërë këtë. Unë e di se të gjithë jemi krenarë për të kaluarën tonë dhe kjo është e kaluara e jonë, historia jonë por obligimi jonë është të sigurojmë të kaluarën. Referendumi është mjete më i fuqishëm demokratik. Zëri i qytetarëve është përfundimtar”, theksoi Zaev në tubimin e tij të djeshëm në Kërçovë./Telegrafi/