LAJMI I FUNDIT:

Ramushi dhe “elefantët” e Republikës

Shikuar së rrafshi, askush askujt nuk ka nevojë t’ia përcjellë e as t’ia kërkojë paraprakisht gatishmërinë për mbështetje të ish-kryeministrit të Kosovës në procesin e rihapur pjesërisht ndaj tij në Hagë. Kjo duhet të ndodhë konform përgjegjësive që kanë të tre “elefantët” e shtetit tonë. Pa lojë fjalësh, pa zhurmë, pa kokorisje. Me dy fjalë: Pa politikë!

Ndërkohë që ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pret në ditët në vijim nisjen e procesit gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës (ku në prill 2008 ishte konfirmuar pafajësia dhe lirimi i tij nga të gjitha akuzat), në Kosovë ka filluar një lojë fjalësh se kush ka ofruar mbështetje institucionale e kush s’e paska kërkuar atë nga tre udhëheqësit më të lartë të vendit. Shikuar së rrafshi, askush askujt nuk ka nevojë t’ia përcjellë e as t’ia kërkojë paraprakisht gatishmërinë për mbështetje të ish-kryeministrit të Kosovës në procesin e rihapur pjesërisht ndaj tij në Hagë. Kjo duhet të ndodhë konform përgjegjësive që kanë të tre “elefantët” e shtetit tonë. Pa lojë fjalësh, pa zhurmë, pa kokorisje. Me dy fjalë: Pa politikë!

Elefantët në krye të republikës, i dinë përgjegjësitë e veta. Ata mund ta bëjnë punën e tyre, nëse duan, pa u treguar “të gatshëm”, që më herët. Kushtetutën e kanë përpara dhe rendin e kësaj pune e dinë mirë. S’ka nevojë për telefonata. S’ka nevojë për negociata. Kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, lideri opozitar dhe i pari në ballë të frontit kundër qeverisjes së keqe në vend, sot, për herë të dytë në Tribunalin e Hagës, nuk është për asgjë tjetër, pos për të argumentuar edhe një herë pastërtinë e luftës për liri të popullit të Kosovës, të drejtën tonë të atëhershme për t’u mbrojtur dhe për t’u çliruar një herë e përgjithmonë nga regjimi kriminal, pushtues dhe poshtërues i Beogradit. Ai e përfaqëson, në sheshin e TPI-së, Kosovën dhe projektin fitimtar, çlirues dhe më të madhin të shqiptarëve në shekullin XX – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.


Nëse do të vepronin me një logjikë të shëndoshë dhe me përgjegjësi ndaj fatit të atdheut, “elefantët” e vendit tonë do ta vinin gishtin në kokë dhe do të tregoheshin më shumë operativë sesa fjalamanë. Rasti Haradinaj, në Gjykatën e Hagës, nuk do të duhej të shndërrohej në temë mburravecësh e fjalamanësh të vendit, në muhabet për shpërqendrim të vëmendjes, për larje të fytyrës apo “sa për t’i gjetur një punë vetes”. Nga askush. Kjo është një temë krejt tjetër. “Ismailqemalët” modernë duhet ta kenë të qartë se historia nuk iu shkon pas. Ajo është para tyre dhe ajo bëhet vetvetiu. Secili prej elefantëve, por edhe prej krejt kësaj bote politike të vendit tonë, nuk do ta ketë rastin për ta parë veten në pasqyrë, për së gjalli. Në pasqyrën e historisë asgjë nuk do të fshihet. Kurrë. As nuk do të falsifikohet. Germë për germë aty do të jenë të gjitha – arritjet, meritat, koritjet e secilit.

Haga nuk është temë vetëm e z. Haradinaj. Haga është temë e Kosovës. Haradinaj nuk është në Hagë për hesape personale e as partiake. Ai atje nuk është për të larë turpin e askujt, por për të mbrojtur dhe dëshmuar edhe një herë krenarinë tonë kombëtare e qytetare – projektin më të madh e më të suksesshëm të shqiptarëve në 100 vjetët e fundit. Andaj, janë të tepërta të gjitha mbllaçitjet retorike që po bëhen në terrenin politik kosovar rreth kësaj teme. Janë ujë në havan dhe asnjëri prej “elefantëve” të shtetit tonë, deri më tani, nuk është treguar në nivelin e tij të përgjegjësisë.

Suma sumarum, Ramush Haradinaj do ta nënshkruajë edhe një fitore, të sigurt, dhe për të satën herë me radhë. Vetëm miopët e politikës sonë nuk mund ta akceptojnë këtë. Të sharruar thellë në kolltukët e parisë së vendit, ata i kanë lejuar vetes të vazhduarit e komoditetit që ua ofron mandati. Ndërkohë që, për ta, më e mira do të ishte t’i përvjelin mëngët dhe t’i hyjnë punës, konkretisht. Duke i lënë fjalët anash dhe duke e kryer detyrën e tyre. Debatet e mëtejme në këtë temë dhe loja me fjalë vetëm sa e thellojnë hendekun moral të institucioneve të Kosovës, në raport me kauzën e Kosovës në Tribunalin e Hagës.

“Elefantët” e Republikës mund edhe të mos e bëjnë argatin e tyre në këtë temë. Pavarësisht kësaj, procesi në Hagë do të zhvillohet, edhe pse, sikurse e dimë të gjithë ne, dhe vetë këta “elefantët” e institucioneve tona, ai proces është ngritur mbi shpifje, thashetheme, insinuata dhe mbeturina propagandistike kundër luftës së drejtë për liri të popullit tonë. Por, faturat e mëdha dhe peshat e rënda, gjithmonë kanë qenë barrë e heronjve. Dhe, vetëm heronjtë s’u kanë ikur këtyre ngarkesave të historisë. Ata janë përballur me sfidat dhe, natyrisht, në fund ia kanë dalë. Ky është fundi i vërtetë i secilit rrëfim të tillë.

Në fund, Ramushi do ta kalojë edhe këtë sfidë. Ai punën e tij për vendin po e bën ndershëm, si dje ashtu edhe sot. Do ta përmbarojë edhe këtë. Pavarësisht se a do ta bëjnë apo jo të tjerët punën e tyre. Megjithëse, Ramushi është ai që kurrë nuk ka pyetur se çka bëri atdheu për mua, por çka bëra unë për atdheun!

(Autori është anëtar i Kryesisë së AAK-së. Pikëpamjet në artikull janë personale)

Në trend

Më shumë

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori