Ramos dhe Bale: Faleminderit Ronaldo, ishte kënaqësi që të patëm bashkëlojtar

Mediat vazhdimisht po sjellin lajme rreth largimit të konfirmuar të Cristiano Ronaldos nga Real Madridi për në Juventus.
Super ylli portugez është larguar prej madrilenëve pas nëntë vjetësh dhe si golashënuesi më i mirë në histori të klubit me 451 gola në 438 ndeshje.
Kapiteni i Los Blancos, Sergio Ramos dhe një ndër lojtarët më të mirë të skuadrës, Gareth Bale i kanë uruar fat ish-bashkëlojtarit.
"Cristiano golat e tuaja, numrat tuaj dhe gjithçka që kemi fituar së bashku flasin për vetveten", ka shkruar në Twitter, Ramos duke shtuar se "Ju keni fituar një vend të veçantë në historinë e Real Madridit, si madrilen ne do të ju kujtojmë gjithmonë, ka qenë një kënaqësi që të luajmë së bashku me ju. Një përqafim të madh dhe të uroj fat të mirë".
Gjithashtu edhe uellsiani e ka falënderuar CR7 për kontributin e dhënë te Reali.
"Një lojtar i pabesueshëm dhe një djalë i lartë! Ka qenë një kënaqësi që të luajta me ju në pesë vitet e fundit. Të uroj fat miku im", tha Bale.
Theksojmë se treshja kanë qenë bashkëlojtarët të ekipit të Real Madridit në nëntë vitet e tyre, ku kanë fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve, dy tituj LaLiga, dy Kupat Spanjolle dhe tre botëror për klube. /Telegrafi/





















































