Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se, vendimi i parlamentit holandez për heqjen e liberalizimit të vizave për Shqipërinë, është një vendim thjesht dhe vetëm politik, që nuk ndikon në asnjë mënyrë lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë.
Rama tha se ky është një vendim në vazhdën e një procesi elektoral të një vendi si Holanda, ku nuk është sekret se ka një zhvillim të vazhdueshëm të një politike intensivisht kundër zgjerimit, emigrantëve dhe shqiptarëve.
“Shqiptarët janë zgjedhur nga disa parti në atë vend, si një kokë turku për retorikën agresive nacionaliste në raport me zhvillimet përtej kufijve të Holandës në BE dhe një politike agresive kundër politikave europiane të zgjerimit”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se “kjo është një procedurë parlamentare, e cila nuk ka asnjë implikim të drejtpërdrejtë në lëvizjen e lirë të shqiptarëve”.
Duke shpjeguar më konkretisht procedurat, Rama tha se “për revokimin e lëvizjes së lirë duhet të përmbushen disa kritere objektive, asnjë prej të cilave nuk përkon me realitetin e faktorit shqiptar në Holandë”.
“Më e bukura është që Ministri për Drejtësinë dhe Sigurinë i Holandës, i pranishëm në seancën parlamentare, në fjalën e tij reagoi duke thënë që nuk ka asnjë kriter të përmbushur negativisht për të adresuar këtë problematikë me një vendim të parlamentit. Ministri për Drejtësinë dhe Sigurinë në Holandë, që vizitoi para pak ditësh Shqipërinë dhe u shpreh me tone shumë pozitive në raport me të gjithë ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve”, tha Rama.
Duke u ndalur te kriteret që duhet të përmbushen për revokimin e lëvizjes së lirë, Rama tha se “së pari duhet të ketë një rritje të qëndrueshme të emigracionit të parregullt nga një vend në vendin përkatës të BE-së dhe këtu konsiderohet dyfishimi i atyre që emigrojnë”. Në fakt, tha Rama, “kemi rënie dhe jo rritje, apo aq më tepër dyfishim të emigracionit të parregullt”.
“Së dyti, duhet që rritja e numrit të azilkërkuesve në vendin përkatës të jetë dyfish. Jo vetëm që nuk ka rritje dyfish të azilkërkuesve shqiptarë në Holandë, por ka rënie. Së treti duhet të konstatohet mungesë vullneti në bashkëpunimin mes vendeve për kthimet e emigrantëve të parregullt në bazë të legjislacionit dhe konventave ndërkombëtare. Në fakt ka rritje të bashkëpunimit e nënvizuar kjo nga autoritet holandeze”, tha Rama.
Po ashtu, kryeministri theksoi se kriteri i katërt ka të bëjë me faktin se vendi që merret në shqyrtim dhe ndaj të cilit pretendohet të vihet në lëvizje procesi i ndalimit të lëvizjes së lirë, duhet të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare të vendit tjetër dhe kjo nuk ekziston.
Lidhur me kriterin e pestë, Rama tha se “duhet të konstatohet kthimi mbrapa në zbatimin e të gjithë kritereve teknike të përcaktuara për lëvizjen e lirë”. “Këto kritere teknike janë vlerësuar në mënyrë sistematike në Komisionin Europian, i cili në dhjetor 2018 në vlerësimin rutinë, ka nënvizuar se Shqipëria i plotëson 100% këto kritere”, tha Rama./Atsh/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mungesa e reshjeve të borës, Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” mbyll sezonin turistik dimëror 2024-2025

Zyrtarizohet lista e hapur e kandidatëve të PD-së në qarkun e Tiranës

Këshilli i Prokurorëve Publikë: Me shpalljen e djeshme të Këshillit Gjyqësor nuk respektohen projeksionet për gjeneratën e 8-të të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët