LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 1° partlycloudy_night

Rama: LVV dhe PDK kundër projekteve zhvillimore në Prishtinë

Rama: LVV dhe PDK kundër projekteve zhvillimore në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për veprime që, sipas tij, dëmtojnë rëndë zhvillimin e kryeqytetit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Në një postim në Facebook, Rama theksoi se këto dy parti, në një koordinim të plotë, propozuan dhe miratuan vendime që kanë pasoja të mëdha për Prishtinën.

“Sot të gjithë qytetarët e Kryeqytetit dhe të Republikës së Kosovës ishin dëshmitarë të veprimeve destruktive të Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.


Të bashkuar dhe në koordinim të plotë, Vetëvendosje dhe PDK sot propozuan dhe votuan dy vendime që kanë pasoja të mëdha për Kryeqytetin dhe të gjithë qytetarët: Shkarkuan aksionarët e NPL “Stacioni i Autobusëve”, për t’i ndërprerë projektet zhvillimore në atë zonë si dhe ndryshuan Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave për me rikthy problemin e mbeturinave”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai akuzoi Vetëvendosjen se po përpiqet të ndaloj projektet.

“Sa i përket pikës së parë, qytetarët duhet të dijnë se me Planin Rregullativ Kalabria, dhe me interesim të investitorëve serioz nga diaspora jonë, në zonën përreth Stacionit të Autobusëve parashihet zhvillim i madh që do të rezultonte edhe me ndërtimin e Unazës Qendrore të Kryeqytetit dhe Fshatit Olimpik pa asnjë Euro kosto nga buxheti i Kryeqytetit dhe taksat e qytetarëve tanë. Vet udhëheqësi i Vetëvendosjes në Asamble, tha se ‘po i dërgojmë aksionarët (e Vetëvendosjes) për me i ndërpre disa projekte…’.

Për Vetëvendosjen zhvillimi i zonës përreth Stacionit të Autobusëve dhe ndërtimi i Unazës së Kryeqytetit dhe Fshatit Olimpik pas asnjë Euro kosto nga buxheti i Kryeqytetit janë projekte që duhet ndalur”, ka shtuar Rama.

Sa i përket menaxhimit të mbeturinave, Rama rikujtoi qytetarët për gjendjen e rëndë në të cilën ishte kryeqyteti kur shërbimet publike menaxhoheshin nga PDK.

“Sa i përket pikës së dytë, rikujtoj qytetarët se në çfarë gjendje të rëndë ishte Kryeqyteti derisa shërbimet publike menaxhoheshin nga PDK. Pas ndryshimeve në menaxhment, dhe kontraktimit të operatorit privat për të ndihmuar kompaninë “Pastrimi”, situata është përmirësuar dukshëm. E sot, Vetëvendosje dhe PDK votuan për të rikthyer situatën në atë gjendje të mjerueshme sikur ishte gjatë vitit 2022 dhe pjesës më të madhe të 2023”, ka përfunduar Rama.

Në trend

Më shumë
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Magazina
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë

"Djellza na ka ndihmuar në kohë të vështirë" – Flet për herë të parë shoku i Gjestit

Magazina
Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte

Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte

Azia
​Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës-Hagës për hetimin e krimeve të luftës

​Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës-Hagës për hetimin e krimeve të luftës

Lajme
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori