LAJMI I FUNDIT:
Prishtina -5° clearsky_night

​Rama: Familja Jashari nuk e miratoi asnjë projekt për sheshin, po e rihapim konkursin

​Rama: Familja Jashari nuk e miratoi asnjë projekt për sheshin, po e rihapim konkursin

Asnjë projekt-propozim për sheshin monumental “Adem Jashari” nuk e ka mbështetur familja Jashari, për këtë arsye gjatë këtij muaji Komuna e Prishtinës do të hap konkurs të ri për këtë çështje.

Kështu ka deklaruar, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama gjatë konferencë për media ku prezantoi të arriturat e qeverisjes së tij për vitin 2024 dhe planet për vitin 2025.

Ai tha se tashmë mjetet janë ndarë dhe në janar do të rihapet konkursi.


“Ne e kemi pas konkursin edhe kemi pas projekt propozime si pjesë e projektit ne kemi qenë sensitiv edhe ndaj çështjes së familjes së Adem Jasharit dhe kemi pas reprezentuesin e familjes dhe në bazë të procesit nuk e kanë parë familja asnjë projekt që meriton për të ec përpara për këtë arsye edhe nuk e kemi ecur përpara gjithë ato projekte që kanë ardhur. Mirëpo, e kemi ndarë prapë buxhetin e kemi 150 mijë euro që ta rihapim prapë konkursin prapë dhe këtë do ta bëjmë në këtë muaj”, theksoi ai, raporton kp.

Sa i takon tregut të gjelbër, Rama tha se aktualisht e kanë ofertën nga sektori privat për këtë projekt dhe në mbledhjen e radhës do të jetë pikë e rendit të ditës për votim.

Lidhur me lejen për qendrën tregtare “Central Park”, i pari i Prishtinës tha se nuk ka asgjë të jashtëligjshme në atë drejtim.

Në trend

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori