Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar refuzimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ta takojë e që ka ardhur si reagim i anulimit të mbledhjes së dy qeverive nga kryeministri shqiptar.
Ai ka thënë se anulimin i mbledhjes së dy qeverive ka ardhur, pasi kishte kërkuar që të takohej me kryeministrin Kurti, por që nuk kishte ardhur deri te ky takim, pasi sipas tij, Kurti nuk kishte gjetur kohë të takohej.
Rama tha se nuk qëndron se mos mbajtja e mbledhjeve të dy qeverive ishte thikë pas shpine për Kosovën.
“Takimi nuk ka ndodhur. Nuk kam fjalë për ta interpretuar. Çfarë thike është që një mbledhje mes dy qeverish për marrëveshje të dakordësuara të mbahet kur ka gjëra të tjera më me rëndësi. Është e kundërta e thikës. Shtrirja e dorës për të qenë së bashku për ta kuptuar më shumë njëri-tjetrin. Nuk mund të bëhet me ato që dëgjojmë nga televizioni. Ideja që anulimi është thikë, qëndrimi i Kosovës është i duhur dhe gjithë bota e ka gabim. Nuk është kështu”, tha ai.
“Ka edhe keqkuptim sikur anulimi i mbledhjes së qeverive ka ardhur si rezultat i masave të BE. Në fakt e kundërta është e vërtetë. Kam kërkuar me insistim nga Albini që të bëjmë një takim të dy bashkë sepse kam dashur t’i përcjell disa shqetësime dhe kam dashur ta lehtësoj pozicionin e Kosovës. Nuk ka qenë i mundur takimi, nuk e di pse. Albini ka qenë shumë i zënë, ka pasë punë të tjera, nuk e di!
“Ideja që anulimi i mbledhjes është se thikë pas shpine, vjen si rezultat i idesë se qëndrimi i Kosovës është i duhur dhe e gjithë bota e ka gabim. Dhe Shqipëria e ka gabim dhe i është bashkuar gjithë botës që ka gabim. Ndërkohë që Qeveria e Kosovës është e vetmja që ka të drejtë. Dhe pa pritur pa kujtuar të gjithë partnerët, aleatët miqtë e Kosovës janë bërë armiq, ose kundërshtarë, Ose janë bërë forca të errëta dhe Kosova është i vetmi fanar ndriçues që ka pllakosur planetin”, tha Rama, në Klan Kosova.
Ai ka thënë se ka provuar që të kishte komunikim me kreun e ekzekutivit kosovar.
“Nuk kam ardhur të shpjegoj, ta interpretoj qëndrimin e Albinit. Gjëja me e rëndësishme sot është që njerëzit të takohen, të flasin, për më tepër kur kanë qëndrime të ndryshme. Duke u takuar mbase e kuptojnë më mirë njëri-tjetrin. Kemi komunikuar, në fakt jam përpjekur të komunikoj, por ka qenë e vështirë”, është shprehur Rama.
Rama ka vazhduar të thotë se këtë turne nëpër Ballkanin Perëndimor është duke u bërë për dy arsye: Mbajtja e Samitit të Procesit të Berlinit dhe Samiti i NATO-s.
“Është e habitshme se si kjo mundësi për vështirësohet në komunikim këtu në Kosovës, ndërkohë që Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për të dalë nga kjo situatë”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës