Është duke interpretuar njeriun në spiralen e tatëpjetës jetësore. Në skenën e Teatrit Kombëtar në Londrës, luan Antonin e tragjedisë së Shekspirit (William Shakespeare), “Antoni dhe Kleopatra”, shkruan Independent, transmeton Telegrafi.
“Mendoj se është gjë e mirë, në një moshë të caktuar”, thotë aktori i njohur anglez, Ralph Fiennes, “kur ai është i vetëdijshëm për të rinjtë që po vijnë pas tij dhe se është në një tatëpjetë; kur mund të sheh se si trupi po ndryshon dhe se gjërat janë ndryshe. Mendoj se ai e artikulon këtë: ndjenjën se sfidohet nga të rinjtë dhe ankthin për potencialin e mbetur të tij”, thotë ai
Në moshën 55-vjeçare, Fiennes ka simpati për shqetësimet e Antonit, por në anën tjetër karriera e tij po lulëzon si kurrë më parë, me role të mira e mbresëlënëse – që nga keqbërësi në filmin “In Bruges” me skenar e regji të Martin McDonaghut, portieri te “The Grand Budapest Hotel” i Wes Andersonit, apo mësuesi i vallëzimit te “The White Crow”, film ky për balerinin Rudolf Nureyev, regjinë e të cilit e bëri… Mos ta përmendim mishërimin e së keqes, Lordin Voldemort në filmat e “Harry Potterit”.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/09/Ralph-Fiennes-3.jpg)
“Është kënaqësi dhe një emocion i madh që jo gjithmonë e kam luajtur atë lloj të trazuar të intelektualit anglez”, thotë ai. “Për fat të mirë, jam befasuar nga rolet që njerëzit kanë kërkuar të luaj. Kam zgjedhur nga zorrët barkut. Sa herë kam menduar me kokë se kjo mund të jetë një lëvizje e mirë në karrierë, gjithmonë ka qenë zgjedhje analitike që nuk të bën të ndjehesh mirë. Por, kur e bën nga guximi – ky është rol i mirë, ai regjisor i mirë, ai skenar i mirë – nuk ka rëndësi nëse ka suksese, meqë nuk pendohem kur zgjedhja ka qenë një ndjenjë këtu (prek barkun) e jo këtu (prek kokën)”.
Ai u përcaktua ta luajë Antonin nën regjinë e Simon Godwinit, pas suksesit të mirë që kishte me të në shfaqjen me tekst të George Bernard Shawit, “Man and the Superman”. Ishte po ashtu një vendim i shpejtë. U ulën për të diskutuar se çfarë mund të bëjnë së bashku dhe Antoni doli papritmas.
“Simoni është shumë tolerant”, thotë Fiennes. “I bëj vërejtjet që shumica e aktorëve nuk i bëjnë. Hyj në territorin e tij, por nuk mund ta ndihmoj t’i shohë gjërat. Është i pazakontë në hapjen e tij të vazhdueshme ndaj gjërave që sjellin aktorët. Aktorët janë si fëmijë. Ne duam të na lejojnë të luajmë, por i duam edhe limitet e prindërve për të na dhënë besimin”, thotë Fiennes.
Është thellë i zhytur te Shekspiri sa që, kohët e fundit, jashtë provave citon pjesë të tekstit. Portretizimi i tij i Antonit nuk është heroi i parë i tij nga Shekspiri: ai na ka dhënë Hamletin, Rikardin e II-të, Rikardin e III-të etj., të gjitha me sukses të spikatur. Në debutimin e tij si regjisor, ai e luajti një lider tjetër romak, Korialanin, duke e bërë atë një tragjedi bashkëkohore.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/09/Ralph-Fiennes-2.jpg)
“Dramat dhe historitë romake janë plot me pyetje rreth pushtetit; çfarë do të thotë të kesh pushtetin dhe cila është natyra e individit që mban pushtetin. Kjo dramë është e shkëlqyeshme – për njeriun që kishte pushtet dhe që e humbi”, thotë ai.
Është ekuilibri midis botëve të Antonit dhe Kleopatrës, tërheqja e vazhdueshme e Antonit nga kërkesat dhe detyrat e pushtetit e në anën tjetër relaksimi për dashuri dhe luks krijojnë tensione në lojë që precipitojnë në tragjedi.
“Në fillim është i lirë në territorin erotik të Kleopatrës dhe në bashkimin me të. Por, në aspektin e jetës politike e di se kjo nuk është gjë e mirë”, shton Fiennes. “Ky njeri me të vërtetë është i ndarë”.
Atij i pëlqen të luajë përkrah Sophie Okonedos, duke e ndarë barrën e shfaqjes me një grua të fortë.
“Pjesa e Antonit nuk është aq e madhe sa Hamleti, Rikardi i III-të apo Korialani – në aspektin e fjalëve apo të kohës në skenë, por ka një hark aq të madh tragjik, ndaj duket si rol i madh. Por, ky hark tragjik është në të njëjtën kohë në tandem me Kleopatrën: e mbani peshën së bashku. Energjia është e ndarë dhe mund të ndjeni rrugën e Antonit veç nëse je në sinkron me Kleopatrën: dy shpirtrat e përcaktojnë njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës”, thotë ai.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/09/Ralph-Fiennes-4.jpg)
Por, ajo që ai është duke shijuar më së shumti, është rikthimi te Shekspiri: “Teksa po plakem, Shekspiri më flet, me të vërtetë, ndoshta sepse ke më shumë perspektivë për jetën, për komplikimet dhe për zgjedhjet e saj. U njoha me të kur isha shumë i ri dhe gjithmonë ndihesha mirë me atë gjuhë. Është një sfidë, por që e kam dashur gjithmonë – duke e lexuar Shekspirin, duke e luajtur, duke parë. Mendoj se pikëpamja e tij për njerëzimin është e patejkalueshme dhe gjuha e tij e jashtëzakonshme. Ka një frymë te Shekspiri që nuk mund ta themi me fjalë, por publiku vazhdon të vijë dhe aktorët duan ta luajnë”.
Shfaqja vjen pasi bëri regjinë dhe luajti në filmin “The White Crow”, të shkruar nga David Hare. Ai është krenar për filmin, por roli në të ishte kundër dëshirës së tij.
“Ishte diçka që nuk doja ta bëja, por e bëra meqë pjesëmarrja ime si aktor ndihmonte financimin e filmit. Gjithçka ishte stres. Bota e filmit është shumë e tmerrshme. Financat, paratë, gjithçka rreth saj varen nga ajo që distributorët e dëshirojnë. Unë kam pasë fat. Jam lejuar të bëj tri filma, i papenguar në aspektin kreativ, por ishte vështirë dhe niveli i stresit është i madh”, shton aktori i njohur.
Ai do të donte të bënte një ditë regjinë e një shfaqjeje. Në ndërkohë, po e shijon lirinë e aktrimit. Qëllimi i tij është të synojë thjeshtësinë: “Kam biseduar me Ian McKellenin një natë tjetër dhe ai tha se Shekspiri nuk kishte pasur koncept për lojën e karaktereve. Nëse i thoni fjalët si vetja juaj, atëherë ti je Hamleti. Në thelb është mjaft e thjeshtë. Vetëm duhet të jeni në momentin e asaj që po thoni, sepse gjuha mbart kaq shumë. I thoni ato mendime teksa po flas me ju, tani, në këtë moment, duke u përpjekur të jem sa më i qartë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Vetmia e të qenit i moskuptuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Orwell-e1723117781240-780x439.jpg)
Vetmia e të qenit i moskuptuar
![Sekretet e zotërimit të rolit më kërkues në operë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Norma01-780x439.jpg)
Sekretet e zotërimit të rolit më kërkues në operë
![Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Sindhi-780x439.jpg)
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej
![Eksporti i Njeriut të Ri: Dhunë, vjedhje, nepotizëm, ryshfet, ligësi ...](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Shqiperia91-780x439.jpg)
Eksporti i Njeriut të Ri: Dhunë, vjedhje, nepotizëm, ryshfet, ligësi ...
![Dy heronjtë e flamurit drejt Vlorës, përmes Myzeqesë…](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/12/Boletini-e1543871954201-780x439.jpg)
Dy heronjtë e flamurit drejt Vlorës, përmes Myzeqesë…
![GJUHA SHQYPE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/02/Ndre-Mjeda-e1519125626968-780x439.jpg)
GJUHA SHQYPE
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe