Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut sot informoi se janë shëruar 5 pacientë nga coronavirusi (3 nga Shkupi, 2 nga Negotina).

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 është 1205, ndërsa ka pasur edhe 92 raste të vdekjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sot janë konfirmuar vetëm 10 raste të reja, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë infektuar 1674.

Sipas të dhënave të MSH-së numri i rasteve aktive është 377, ndërsa sipas qyteteve është si vijon:

Shkup - 131
Kumanovë - 46
Shtip - 2
Prilep - 59
Tetovë - 58
Strugë - 4
Veles - 50
Manastir - 4
Kavadar - 1
Gostivar - 4
Kriva Pallankë - 2
Koçan - 5
Negotinë - 5
Pehçevë - 2
Vallandovë - 1
Kratovë - 2
Berovë - 1.