“Më quajtën majmun dhe më fajësuan për dështime”, Mbappe sulmon ashpër mediat

Kylian Mbappe ka folur për mungesën e tij tek kombëtarja e Francës gjatë grumbullimeve të fundit. Sulmuesi zbuloi se ai ka pasur një bisedë me Didier Deschamps gjatë shtatorit, aty ku i tregoi atij se nuk ishte në gjendjen e duhur fizike ose mendore për të luajtur për Francën. “Unë kisha një bisedë paraprake me trajnerin ku i kërkova të mos shkoja sepse po e njihja një shtet të ri, një shtëpi të re dhe nuk isha në formën më të mirë”, ka thënë Mbappe. Ai gjithashtu ka përmendur edhe mungesën e një pushimi, diçka që ka ndikuar tek paraqitjet e tij në fushë.
Mbappe po ashtu ka diskutuar edhe rolin e tij si kapiten i Francës, duke thënë se edhe Antoine Girezmann ishte i përshtatshëm për atë pozicion. “Griezmann e pati legjitimitetin që të jetë kapiten. Trajneri më tha mua: A do të doje të ishe kapiten i kombëtares së Francës”.




















































