LAJMI I FUNDIT:

Qeveria i jep mbështetje Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike

Qeveria i jep mbështetje Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka prezantuar për shqyrtim dhe aprovim Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë sё Republikës së Kosovës dhe Këshillit tё Ministrave tё Republikës së Shqipërisë për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Civile dhe Tregtare, Projektligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale, Projektligjin për Shërbimin Korrektues të Kosovës si dhe Projektligjin për Shërbimin Sprovues të Kosovës.

Sa i përket marrëveshjes të cilën e kanë arritur Republika e Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, ministrja Haxhiu bëri të ditur se qëllimi i kësaj marrëveshjeje është forcimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit në fushën e ndihmës juridike në çështjet civile dhe tregtare në mes të dy vendeve dhe lehtësimi i procedurës ligjore në këtë fushë.

Sipas komunikatës, kjo marrëveshje zbatohet për çështjet që përfshijnë procedurat lidhur me gjendjen civile, çështjet familjare, marrëdhëniet e punës, çështjet e pronësisë dhe marrëdhëniet e tjera civile apo tregtare të personave fizik dhe juridik. Përmes saj adresohen çështjet si: Garantimi i mbrojtës së të drejtave të njeriut si dhe qasja ne gjykata dhe organe tjera, përjashtimi nga legalizimi i dokumenteve, ndihma juridike dhe lirimi nga pagesa e shpenzimeve gjyqësore dhe fuqia juridike e dokumenteve publike.


Sa i përket Projektligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, ministrja Haxhiu tha se ndër të tjerash, përmes këtij Projektligji synohet që të bëhet rregullimi ligjor i ekzekutimit të sanksioneve penale, aplikimi i masave të trajtimit të detyrueshëm dhe aplikimi i masës së paraburgimit.

Ndryshimet e parapara në këtë Projektligj, përveç tjerash, Haxhiu tha se kanë ardhur edhe si kërkesa të parashtruara nga organizatat që kanë monitoruar institucionet korrektuese si dhe kërkesat nga vet të burgosurit dhe që lidhen me panelin për lirim me kusht, pezullimin e dënimit, ditët e pushimit dhe lirimin e parakohshëm.

Sa i përket Projektligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës, ministrja Haxhiu tha se përmes tij synohet që të bëhet përcaktimi i statusit, parimet, përgjegjësitë, menaxhimi dhe organizimi përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, kushtet e veçanta apo shtesë për rekrutim, të drejtat ose detyrimet specifike, rregullat e veçanta për zhvillimin e karrierës sipas sistemit të gradave, zhvillimin profesional dhe nevojat për trajnime, transferimin dhe sistematizimin e nëpunësve të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ministrja Haxhiu para kabinetit qeveritar ka prezantuar edhe Projektligjin për Shërbimin Sprovues të Kosovës përmes të cilit tha Haxhiu synohet që të bëhet përcaktimi i statusit, parimeve dhe organizimi i përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës, me qëllim të rehabilitimit dhe ri-integrimit shoqëror të personave nën mbikëqyrje, gjithashtu, parandalimin e veprave penale dhe uljen e rrezikut të përsëritjes së tyre si dhe të kontribuojë në mbrojtjen e interesit publik.

Derisa ka theksuar rëndësinë e këtyre projektligjeve, ministrja Haxhiu shtoi se aprovimi i tyre mundëson funksionimin e gjithmbarshëm të institucioneve përkatëse, përfshirë çështjet të cilat janë në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori