LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë do të rregullojë me ligj posedimin dhe tregtinë me kriptovalutat

Qeveria e Maqedonisë do të rregullojë me ligj posedimin dhe tregtinë me kriptovalutat

Mandatari për Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dje e ka dorëzuar propozim-programin në Kuvend. Në të ka edhe pjesë me të cilat rregullohet posedimi dhe tregtimi me kriptovaluta.

Për momentin në Maqedoni kriptovalutat nuk janë të ndaluara, pasi nuk ka ligj të veçantë me të cilin rregullohet përdorimi i tyre. Qeveria e re planifikon të dorëzojë ligj për rregullimin e kësaj çështje, me çka do të ketë taktim për kriptovalutat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne duam t’u bashkohemi tendencave të reja globale, të cilat po përparojnë seriozisht në sistemet më të zhvilluara financiare. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’u mundësojë qytetarëve që zotërojnë bitcoin ose kriptovaluta të tjera stabile t’i shkëmbejnë ato në mënyrë të ligjshme, ndërsa kompanive vendase të tregtojnë jashtë vendit me kriptovaluta te furnitorët e tyre, sipas propozimit të programit të qeverisë”, thuhet në propozim-programin e Qeverisë.


Sipas saj, do të miratohet një zgjidhje ligjore, e cila do të përgatitet nga Qeveria dhe Ministria e Financave në bashkëpunim me Bankën Popullore dhe në konsultim me bankat komerciale në vend, ndërsa do të konsultohen edhe ekspertët përkatës për këtë temë.

Zgjidhja formale do të ndjekë rregulloret dhe rekomandimet e Bashkimit Evropian për rregullimin e tregut të kriptomonedhave. Në këtë kuadër do të vendosen zgjidhje për mekanizmat mbrojtës nga abuzimet e mundshme, si dhe për parandalimin e pastrimit të parave dhe uljen e ekonomisë joformale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori