LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kazakistanit do të paguajë borxhet bankare të 500 mijë banorëve

Qeveria e Kazakistanit do të paguajë borxhet bankare të 500 mijë banorëve

Në mënyrë që të ndihmohen shtresat më të varfra, qeveria e Kazakistanit do të paguajë borxhet bankare të 500 mijë banorëve, për t’jua lehtësuar jetesën.

Presidenti Kasym-Jomart Tokayev e ka nënshkruar dekretin presidencial, me të cilin shpenzohen rezervat shtetërorë, vetëm që të ndihmohen njerëzit në nevojë, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast, do të shpenzohen 243 milionë euro, për të shlyer kreditë që janë marrë për arsye të ndryshme, ndërsa tani e kanë të pamundur t’i përfundojnë.


Borxhi nuk duhet të jetë mbi 7,000 euro, ndërsa shteti do të paguajë borxhin dhe çdo interes, deri në 400 euro. Këto kushte, i plotësojnë rreth 500 mijë banorë.

Të parët që do të ndihmohen, janë familjet e varfra, fëmijët pa prindër, familjet e mëdha dhe ato pa kryefamiljar, si dhe personat me nevoja të veçanta.

Ky sistem i ndihmave, do të realizohet vetëm njëherë, andaj kërkohet që të bëhen kërkesat e nevojshme, sepse nuk do të përsëritet më. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
Peshku i kuq 'Megalodon' është gjetur në Pensilvania

Peshku i kuq 'Megalodon' është gjetur në Pensilvania

Interesante
Balerina thyen një rekord botëror të Guinness

Balerina thyen një rekord botëror të Guinness

Fun
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Gjirafa e ngordhur udhëton nëpër rrugët e Amerikës - bëhen virale pamjet e saj

Gjirafa e ngordhur udhëton nëpër rrugët e Amerikës - bëhen virale pamjet e saj

Interesante
Kalo në kategori