LAJMI I FUNDIT:

Putin njofton Obaman për tërheqjen ruse nga Siria

Putin njofton Obaman për tërheqjen ruse nga Siria

Presidenti rus, Vladimir Putin, përmes telefonit, ka diskutuar me presidentin amerikan Barack Obama, mbi krizën në Siri.

Putin ka informuar Obaman se forcat ruse do të fillojnë të tërhiqen nga Siria, me të përfunduar detyrat e tyre në luftën kundër terrorizmit.

“Presidentët diskutuan për një intensifikim të procesit, për një zgjidhje politike të konfliktit në Siri”, shkruan Reuters.