Wanda Nara i ka shijuar pushimet në një udhëtim luksoz në Dubai gjatë kësaj jave.
Modelja argjentinase ka publikuar fotografi të shumta në rrjetet sociale nga udhëtimi i saj në Lindjen e Mesme për ta shijuar motin e ngrohtë.
Rreth 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram kanë qenë të informuar për shumëçka që ka bërë bukuroshja atje.
Udhëtimi i saj drejt Emirateve të Bashkuara Arabe nisi me stil, pasi ajo ka fluturuar në klasin e parë duke pozuar në ulësen e saj me një gotë shampanje.
Po ashtu, kishte publikuar imazhe nga pritja e saj në aeroport me përshkrimin e thjeshtë: “Dubai”.
Natyrisht që dominuese kanë qenë fotografitë me bikini të 36-vjeçares, e cila ka ngacmuar imagjinatën me figurën e saj trupore.
Fansat e saj i kanë admiruar fotografitë duke i mbushur me pëlqime postimet e Wandas.
Ky udhëtim a ardhur disa muaj, pasi Nara njoftoi se është ndarë nga bashkëshorti i saj, Mauro Icardi.
Çifti u përpoq ta rregullonte martesën me një udhëtim në Maldive, që në fakt shënoi fundin e lidhjes së tyre. /Telegrafi/