LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët duan paga të nivelizuara

Punëtorët duan paga të nivelizuara

Në shenjë pakënaqësie në implementimin e projektit të pagave përmes një tubimi të organizuar të hënën kanë protestuar para vendit të tyre të punës rreth 700 punëtor të Termocentralit “Kosova A” dhe “Kosova B”

Ata kanë kërkuar nga menaxhmenti i KEK-ut implementimin e projektit për nivelizim të pagave , duke mos përfshirë kështu nivelizim të pagave me menaxhmentin e kompanisë.
Kërkesat e tyre janë përkrahur edhe nga Sindikalistët e KEK-ut.

”Kërkesat e tyre janë plotësisht legjitime”, tha Kryetari i SPEK-ut Izet Mustafa. Ai po ashtu tha menjëherë pas protestës së bashku me Kryetarin e Sindikatës së Divizionit të qymyrit dhe Kryetarëve të sindikatave të Termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B” kanë vënë kontakte zyrtare me menaxhmentin e KEK-ut dhe me Kryetarin e Bordit të drejtorëve të kësaj kompanie.

” Ne i informuam ata me situatën aktuale dhe u dakorduam që deri në fund të këtij muaji zyrtarisht Bordi i KEK-ut të dalë me një përgjigje”.
Mustafa po ashtu tha se nëse Bordi i drejtorëve të KEK-ut nuk e njeh kërkesën e punëtorëve deri me datë 30 të këtij muaji atëherë SPEK-u do përdorë të gjithë mekanizmat e mundshëm që kërkesa e punëtorëve të merret për bazë.


Ndryshe protesta e punëtorëve të KEK-ut ka filluar nga një revolte individuale e më pas është marrë përsipër nga SPEK-u./Telegrafi/