Paris Saint-Germain janë tashmë të kualifikuar për një kompeticion të FIFA-s pavarësisht humbjes në finalen e Kupës së Botës për Klube kundër Chelseat të dielën. 

Fituesit e Ligës së Kampionëve 2024/2025 nuk u bënë kampionë bote, megjithëse nisën ndeshjen si favoritë, pasi Chelsea i Enzo Maresca dha një paraqitje të shkëlqyer me dy gola nga Cole Palmer dhe një gol nga Joao Pedro, duke fituar 3-0 në ‘MetLife Stadium’ në Neë Jersey. 


Lojtarët e PSG-së dhe trajneri Luis Enrique u dukën të frustruar pas përfundimit të ndeshjes, ndërsa pati një përplasje fizike mes trajnerit spanjoll dhe golashënuesit Pedro. 

Megjithatë, edhe pse rezultati ishte negativ, kampionët e Ligue 1 kanë një garë tjetër të FIFA-s për të pritur, ndërkohë që Chelsea nuk do të marrë pjesë në këtë garë, pavarësisht fitimit të Kupës së Botës për Klube. 

Fitorja në Ligën e Kampionëve, ku mposhtën Interin 5-0 në finalen e muajit maj, i ka siguruar PSG-së një vend në Kupën Interkontinentale 2025. 

Kampionët e të gjashtë konfederatave të FIFA-s, PSG, Al-Ahli, Cruz Azul, Pyramids, Auckland City dhe fituesit e Copa Libertadores 2025, do të marrin pjesë në këtë kompeticion, me finalen e caktuar për t’u zhvilluar më 17 dhjetor. 

Real Madrid janë kampionët aktualë, pasi fituan 3-0 ndaj Pachucas në dhjetor 2024. 

Në thelb, kjo garë është pasardhësi i versionit të vjetër të Kupës së Botës për Klube dhe fituesit kanë të drejtën të mbajnë shenjën e ‘FIFA Champions’ në fanellën e tyre, siç kanë bërë Liverpool, Real Madrid dhe Manchester City në sezonet e fundit./Telegrafi/

telegrafi sport app