LAJMI I FUNDIT:

Pse Putini po qëndron i heshtur pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën të godasë brenda Rusisë me armë me rreze të gjatë?

Pse Putini po qëndron i heshtur pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën të godasë brenda Rusisë me armë me rreze të gjatë?

Vendimi i presidentit amerikan, Joe Biden, për të lejuar Ukrainën të godasë brenda Rusisë me raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA-ja, ka ngjallur reagime në Rusi.

“Presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden ka marrë një nga vendimet më provokuese, të pallogaritura të administratës së tij, që rrezikon pasoja katastrofike”, thuhet në faqen e internetit të gazetës qeveritare ruse, Rossiyskaya Gazeta.

Ndërsa deputeti rus, Leonid Slutsky, kreu i Partisë Liberal-Demokratike pro-Kremlinit, parashikoi se vendimi “do të çonte në mënyrë të pashmangshme në një përshkallëzim serioz, duke kërcënuar me pasoja të rënda”.


Senatori rus Vladimir Dzhabarov e quajti atë “një hap të paprecedentë drejt Luftës së Tretë Botërore”.

Megjithatë, presidenti Vladimir Putin ka qëndruar i heshtur, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Në shtator, Putin deklaroi se nëse kjo lejohej të ndodhte, Moska do ta konsideronte si “pjesëmarrje të drejtpërdrejtë” të vendeve të NATO-s në luftën e Ukrainës.

E kur u pyet se si do të reagonte Rusia nëse Ukrainës do t’i jepej mundësia të godiste objektivat në territorin rus me armë të furnizuara nga Evropa, ai tha: “Së pari, ne, sigurisht, do të përmirësojmë sistemet tona të mbrojtjes ajrore. Ne do të shkatërrojmë raketat e tyre”.

Me fjalë të tjera, leja për të goditur brenda territorit rus është diçka që Moska e ka marrë në konsideratë.

Ndryshe, pas dy muajsh, Biden do të dorëzojë detyrën, ndërsa Donald Trump do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Kremlini e di se Trump ka qenë shumë më skeptik se Bideni për ndihmën ushtarake për Ukrainën.

A do të jetë ky një faktor në llogaritjet e Putinit ndërsa ai formulon përgjigjen e Rusisë? /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Kalo në kategori