Boronica e kuqe është lloj i bimës shëruese dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme për shëndetin e njeriut. Vepron si antibiotik natyror, ndërsa me sukses parandalon infeksionet e tërë organizmit tonë, më së shumti të traktit urinar dhe atij tretës.
Boronica e kuqe mund të përdoret për marmelatat e pemëve, komposto, pekmez dhe ëmbëlsira. Gjithnjë e më shumë konsumohet edhe në formë të tharë. Ndihmon tretjen dhe ngop, prandaj nuk do të keni aq shumë dëshirë të hani ushqim të pashëndetshëm dhe të ëmbël, transmeton koha.net.
Nëse nuk pëlqeni të hani fruta të thara, ideal për ju është lëngu i boronicës së kuqe. Lëngjet e pemëve nga boronica e kuqe treten lehtë, janë të shëndetshme, janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminave si dhe mineraleve.
Frutat e boronicës së kuqe përmbajnë sasi të madhe të vitaminave A dhe C të cilat janë të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e rregullt. Ato në mënyrë të suksesshme ripërtërijnë lëkurën nga plagët e ndryshme, inflamacionet dhe ndryshimet e ngjashme në lëkurë të shkaktuara nga ndikimet e jashtme dhe të brendshme. Kanë rol të rëndësishëm për punën e rregullt të metabolizmit dhe sistemit nervor.
Me mungesën e tyre shfaqen probleme me infeksionet në organizëm, lëkurën e thatë dhe të ndjeshme, dëmtimet dhe thatësinë në lëkurë, tenin e keq dhe imunitetin e dobët. Kur imuniteti dobësohet përnjëherë, trupi ynë është më i nënshtruar ndaj ftohjeve dhe gripit sepse nuk është mjaft rezistent, respektivisht i fuqishëm që të luftojë kundër baktereve dhe viruseve që na kërcënojnë.
Shumë antioksidantë që i përmbajnë boronicat e kuqe kanë efekt antibakterial në organizëm dhe nga trupi sekretojnë materiet e dëmshme nga ushqimi që e konsumojmë çdo ditë e që nuk është i shëndetshëm. Po ashtu kanë efekt të shkëlqyeshëm kundër shfaqjes së shumë sëmundjeve të ndryshme, si diabeti, karcinomat dhe sëmundjet e zemrës.
Vlerat energjetike të boronicës së kuqe ndihmojnë te problemet me veshka, lehtëson urinimin dhe sekretimin e lëngjeve dhe kështu parandalojnë sëmundjet e traktit urinar. Pastron kanalet urinare dhe redukton rrezikun e inflamacioneve.
Për lëngun e boronicës së kuqe është shumë e rëndësishme të jetë i përgatitur në mënyrë të freskët, dhe kurrsesi i konservuar. Tek konservimi në lëng shtohen materie artificiale që ai të mos prishet menjëherë. Këto materie reduktojnë efektin e shëndetshëm të vetë boronicave nga lëngjet. Kur e përgatisni vetë në shtëpi lëngun e boronicës së kuqe, mos i shtoni sheqer. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kapsllëku mund të ndikojë në zhvillimin e problemeve të zemrës: Në çfarë rreziku janë njerëzit me tension të lartë
Gjashtë shenja që tregojnë se duhet të shqetësoheni për shëndetin tuaj mendor
Kujdes kur bëni këto aktivitete, mund të pësoni atak në zemër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh