Partia Socialdemokrate e Kosovës konsideron se, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk ka treguar numrin e saktë të testeve që posedon Kosova.
Përmes një komunikate kjo parti thotë se Vitia edhe për çështjen e kufizimit të lëvizjes “gënjeu në konferencë për shtyp duke thënë që këto masa janë marrë në konsultim me Kryetarët e Komunave”.
“Sot gjatë ditës doli lajmi që sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, aktualisht në Kosovë kanë mbetur vetëm 600 teste. Ndërkohë që nuk dihet ende se kur do të ndodhë furnizimi me teste shtese.
Më 28 mars 2020, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë që “Shtatë mijë teste mbërritën sot në Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për RT-PCR.” Në raportimin e IKSHP të datës 16 prill thuhet që: “nga data 8 shkurt deri më 16 prill 2020, në laboratorin e këtij instituti janë testuar 3915 mostra të dyshimta.
Nëse deklarata e Ministrit Vitia do të ishte e saktë, ne Kosovë do të duhet të ishin në dispozicion 3085 teste e jo vetëm 600 te tilla siç ka deklaruar ISHPK.
Kjo është hera e dytë që ministri Vitia gënjen. Edhe kur u morën masat e fundit për kufizimin e lëvizjes, ai gënjeu në konferencë për shtyp duke thënë që këto masa janë marrë në konsultim me Kryetarët e Komunave. Kjo më vonë u demantua nga vet Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Veprime të tilla, të papërgjegjshme, kanë bërë që tek qytetarët të rritet konfuzioni. Nuk mjaftojnë videot ku Kryeministri në detyrë bën monolog para kamerës. As veprimet e vendimet popullsitë nuk e rregullojnë situatën në terren”, thuhet në komunikatë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë