LAJMI I FUNDIT:

Protestuesit sot për 71 ditë me radhë protestojnë kundër gjuhës shqipe (Video)

Protestuesit sot për 71 ditë me radhë protestojnë kundër gjuhës shqipe (Video)

Iniciativa qytetare ‘Për Maqedoni të përbashkët’ për 71 ditë me radhë janë duke protestuar kundër të ashtuquajturës ‘Deklarata e Tiranës’, me shkas që Maqedonia mos ta humb karakterin unitar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët të cilët çdo ditë protestojnë më shumë se dy muaj, edhe sot kanë porositur se zgjedhjet e reja parlamentare janë zgjidhje për dalje nga kriza në të cilën gjindet Maqedonia. Qytetarët edhe sot kanë porositur se hedhja poshtë e ‘Deklaratës së Tiranës’ mbetet një nga kërkesat kryesore. /Telegrafi/