LAJMI I FUNDIT:

BE propozon paketë prej 750 miliardë eurosh – ndihmë ekonomive të prekura nga coronavirusi

BE propozon paketë prej 750 miliardë eurosh – ndihmë ekonomive të prekura nga coronavirusi

Komisioni Evropian propozoi të mërkurën një fond masiv prej 750 miliardë eurosh, për t’iu ndihmuar vendeve të BE-së që t’i tejkalojnë pasojat ekonomike, të shkaktuara nga kriza e coronavirusit.

Ekonomitë e të 27 vendeve të bllokut janë shkatërruar nga pandemia, por disa prej tyre kanë qenë në borxhe edhe përpara saj.

Fondi do të përbëhet nga grante dhe kredi për secilin shtet anëtar të BE-së.


Ai u bë publik nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila do të shpjegojë se si do të paguhet fondi, përcjell rel.

“Kjo ka të bëjë me të gjithë ne dhe është shumë më e madhe se kushdo prej nesh”, i tha von der Leyen Parlamentit Evropian.

“Ky është momenti i Evropës”, tha ajo.

Komisionari për Ekonomi i BE-së, Paolo Gentiloni, tha se fondi është një “pikë kthese”.

Megjithatë, pa miratimin e të gjitha vendeve anëtare, ai nuk mund të shkojë përpara.

Disa shtete kundërshtojnë marrjen e borxheve për vendet e tjera.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Kalo në kategori