Transmetuesi rus i lajmeve “Sputnik” pohon, se virusi Corona është zbuluar në Letoni, sepse “atje ka shumë biologë dhe farmacistë të talentuar”. Burimet tjera të afërta me Kremlinin thonë, se virusi është krijuar në laboratorin britanik ushtarak “Porton Down”, afër Salisbury.
Vëzhguesit e Komisionit Evropian të BE kanë analizuar 80 raste të prezantuara në mediat ruse, në platformat apo autorët e afërt me Kremlinin. Por a mund të flitet për një fushatë të organizuar dhe luftë speciale të propagandës kundër Perëndimit?
Mesazhet e pasakta
Pjesët nga mediat ruse që botohen nën titullin “Kremlini dhe dezinformatat për virusin Corona”, në web-faqen euvsdisonfo.eu janë tepër kontradiktore. Mund të fitosh përshtypjen se këto përpjekje për dezinformim janë kundërthënëse, thuhet në shpjegim. Për shembull, në “Oriental Review” që është i afërt me Kremlinin shkruan: “Kur të kalojë paniku, do të shohim se nga Covid-19 do të ketë më pak të vdekur se nga një grip normal”. Në artikull flitet për motive raciste si një pjesë e fabrikimeve me frikën nga Corona.
Në portalin “Geopolitica” nga ana tjetër, Alexander Dugin shpjegon të kundërtën. Nacionalisti rus dhe një nga ithtarët e kishës ortodokse ruse thotë se virusi Corona do të ndryshojë tërë rendin botëror, pas “marshimit të tij në planet”. Ai thotë se zotërit do të hakmerren ndaj stilit perëndimor të jetës.
Por çfarë fshihet pas këtyre pohimeve dhe a mund të flitet për plane të caktuara?
Qëllimi është krijimi i pasigurisë tek njerëzit në botën perëndimore, krijimi i “mosbesimit dhe pasaktësisë”, mendojnë ekspertët evropianë.
Peter Stano, zëdhënësi i shërbimit të BE për politikë të jashtme, thotë: “Ne kemi vërejtur se ka një rritje të informacioneve të rreme që vijnë nga hapësira jashtë BE, ndër tjerash edhe nga Rusia, nga burimet e afërta me Kremlinin”. Rusia nuk është burimi i vetëm, por kushdo të jetë, ai është duke luajtur me jetën e njerëzve.
Përgënjeshtrimet dhe interpretimet
Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov ka përgënjeshtruar këto pohime, të publikuara fillimisht në “Financial Times”. “Këto janë akuza të pabaza dhe një obsesion me Rusinë”, tha ai duke shtuar: “Kritikat janë absurde dhe pa dëshmi konkrete”.
Përgënjeshtrimi është mbështetur menjëherë nga “Russia Today”.
Nebojsa Malic, i cili prezantohet si gazetar serbo-rus, shkruan: “Kur nuk mund të bësh asgjë tjetër, atëherë fajëson Rusinë. Po shihet qartë se qëllimi është të hiqet vëmendja nga pandemia me virusin Corona dhe të fajësohet Rusia”.
A qëndron Kremlini pas propagandës?
A po e shfrytëzon vërtet Kremlini virusin Corona për të nxitur opinionin kundër Evropës?
Eksperti britanik për Fake-News, Ben Nimmo, i cili vëzhgon rregullisht mediat ruse, pohon se është pak e mundur që “Putini të kapë telefonin dhe të kërkojë një gjë të tillë”. Nuk është fare e nevojshme, që të organizohet një fushatë e orkestruar nga një vend. “E gjitha tingëllon më shumë si një atmosferë e toneve antiperëndimore e më pak si një fushatë e lidhur drejtpërdrejt me Kremlinin”.
Në rastin e goditjes me raketë të avionit Malaysia Airline MH17 apo aneksionit të Krimesë, gjërat janë zhvilluar më ndryshe.
Në të dy rastet, në të gjitha mediat, janë publikuar tekste me fjalë të njëjta, që do të thotë se urdhëri ka ardhur prej aparati qeveritar.
Tek Corona kjo nuk është e domosdoshme, thotë Nimmo, sepse redaksitë si Russia Today apo Sputnik e dinë se Perëndimi duhet të prezantohet sa më keq.
Europarlamentari nga partia ekologjiste dhe eksperti i Rusisë, Sergey Lagodinsky thotë se raportimet në mediat ruse për virusin Corona janë “një dëshmi më shumë e raporteve mes vendeve tona”. Tenori është që Rusia vet ka pak raste, ndërsa BE është goditur shumë rëndë. Në këtë mënyrë përpiqen të përhapin panik.
Politika e jashtme
Agnieszka Legucka nga ThinkTank “Carnegie Europe” thotë, se mediat ruse kanë resurse dhe fuqi të mëdha transmetimi. “Prej vitit 2020 ato janë duke përhapur lajme të rreme për virusin Corona me qëllim që të krijohet mosbesim tek institucionet e shtetit dhe istitucionet e shëndetit në Evropë”. Ajo i quan këto media ruse si burime të Fake News, siç është edhe “Internet Research Agency”, e pronarit Yevgeny Prigozhin, një mbështetës i fuqishëm i Putinit.
Legucka pohon: “Me metoda dhe kanale të ndryshme, pala ruse po përpiqet të përhapë informacione të rreme, me të cilat kontestohet politika dhe institucionet evropiane. Shikuar nga strategjia ruse e politikës së jashtme, mund të konstatohet se kjo propagandë ruse nuk do të ndalet”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit - çfarë do të thotë kjo për Donald Trumpin?
Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë
Ndryshe prej Netanyahut, presidenti izraelit thotë se ka marrëveshje me Hamasin
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri
Çfarë dimë për armëpushimin dhe marrëveshjen e pengjeve mes Izraelit-Hamasit?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime