Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot dy seanca plenare, ku në rendin e ditës për diskutim do të jenë pikat e papërfunduar nga seancat plenare të mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25 e 28 shtator 2020, dhe më pas do të mbahet një seancë e re.
Në seancën e parë para deputetëve për votim do të jetë Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.
Po ashtu në votim do të jetë Propozim-rezoluta nga raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti në lidhje me dialogun, Propozim-rezoluta nga interpelanca e ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Serbisë në territorin e Kosovës, përkatësisht në Karaçevë të Kamenicës dhe votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”.
Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së dhe ai për Rimëkëmbjen Ekonomike në seancat e kaluara nuk kanë pasur votat e nevojshme për miratim, madje ky i fundit ka dështuar pesë herë për miratim në mungesë të kuorumit dhe mos përkrahjes nga opozita.
Në seancën e re, të paraparë të fillojë nga ora 11.30, për shqyrtim do të jenë Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2019, Pjesa e dytë Objektivi 1, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Italisë për transferimin e personave të dënuar, zgjedhja e një anëtari të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për deminim humanitar.
Po ashtu, për herë të parë do të dalë në shqyrtim edhe Projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Automjete, Projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për festat zyrtare.
Pikat e fundit të rendit të ditës 9, 10, 11 dhe 12 kanë të bëjnë me shqyrtimin e Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për 2019, Raporti vjetor i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për 2019, Raporti vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për 2019 dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2019.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025