Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka promovuat botimin e numrit të fundit të revistës shkencore “Kosova Journal of Surgery”, si dhe 4-Vjetorin e themelimit të këtij institucioni shkencor
Në këtë promovim ka marr pjesë kryetari i Kolegjit Prof.Dr. Rifat Latifi, dhe pjesëmarrës tjerë nga institucionet relevante arsimore dhe shkencore.
Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, kryetari i KKK-së, Prof. Dr. Rifat Latifi, tha se në këtë tubim po kremtojmë përvjetorin e tri ngjarjeve modeste, por me efekt dhe potencial të madh akademik dhe zhvillimor për shëndetësinë e Kosovës.
“Katër vite më parë krijuam Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës, një organizatë ombrellë që bashkon 13 shoqata kirurgjikale të Kosovës me potencial më shumë se 800 anëtarë. Kjo është një festë modeste, por e rëndësishme e synimeve tona për të ardhmen e Kirurgjisë së Kosovës, mbretëreshës së mjekësisë. Njëzet vjet më parë, inauguruam Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës, qendra e parë e Telemjekësisë në Evropën Juglindore, një nga qendrat e pakta në të gjithë kontinentin e Evropës dhe një nga të parat në vendet në zhvillim në të gjithë botën. Programi ynë po në këtë muaj më vitin 2010, lidhëm më shumë se 10 spitale të Kosovës dhe Shqipërisë në një ekran. Andaj ky Dhjetor shënon 12 vjetorin e Telemjekësisë në Shqipëri dhe shënon një fazë të re të mjekësisë në tokat shqiptare”, tha dr. Latifi, transmeton Telegrafi.
Dr. Latifi, konsideron se muajin Dhjetor duhet ta shpallim muaj të zhvillimit teknologjik dhe mjekësor, një muaj që mund të frymëzojë gjeneratat e reja të përfshihen në shkencë dhe teknologji.
“Ne presim që Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, si Kolegji më i ri në botë. të frymëzojë të tjerët për ta bërë këtë. Kur krijuam Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës, me Dhjetor 2018, u zotuam në dy misione të mëdha:
1. Të ngrisim Kirurgjinë Kosovare në nivelin dhe standardet bashkëkohore dhe ta bëjmë pjesë të kirurgjisë botërore, dhe
2. T’i bashkojmë të gjithë kirurgët në Kosovë dhe diasporë, me miqtë tanë ndërkombëtarë, në një ombrellë me të njëjtin qëllim: avancimin e kirurgjisë kosovare”, tha mes tjerash dr. Latifi.
Përndryshe, ai deklaroj se është më se i lumtur se ky mision po arrihet me sukses, pavarësisht sfidave e vështirësive, të cilat realisht vetëm sa na forcojnë bindjen që jemi në rrugën e duhur.
Po ashtu Kolegji i Kirurgëve, promovojë edhe numrin e fundit të revistës shkencore ‘Kosova Journal of Surgery’ (Volumi 6, Nr. 2). /Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025