Burnley nga sezoni i ri do të luajë sërish në Ligën Premier, pasi e mbylli një edicion magjeps në Championship.
Dhe për këtë sukses fantastike nën urdhrat e Vincent Kompanys, rol të madh ka luajtur edhe portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric.
Gardiani i Dardanëve ishte vital me pritjet e tij në ndeshjet e këtij sezoni, duke ndihmuar Burnleyn të arkëtonte 101 pikë.
Ata u shpallën kampion në Championshop, duke realizuar rikthimin në elitën e futbollit anglez.
Për formën e tij, Brunley ka publikuar një video me disa nga pritjet e tij më të mira.
Ata kanë pyetur fansat e tyre se cili ishte momenti i tyre më favorit nga pritjet e Muric. /Telegrafi/