Prishtina me qetësi dhe me lojë të mençur ka arritur të shënojë fitore si mysafir i Ferizajt me rezultat 2-0.

Prishtinasit e nisën shumë mirë takimin duke i radhitur disa raste para portës.


Mankenda, Korenica dhe Morina ishin shumë të rrezikshëm para porte.

Zhvillohej minuta e 29-të, kur një  kombinim i kësaj treshe e sjelli golin e parë në ndeshje.

51274354 10157684868763538 9137020984929288192 n

Rahovecasi Korenia e pranoi topin mirë në zonë dhe me një gjuajtje të bukur shënoi për 1-0.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë Ferizaj ishin më të mirë.

Por ishte Armend Thaqi që me një goditje dënimi nga 25 metra i dha fund dilemat për këtë ndeshje.

50914134 10157675204003538 376375981377585152 n

Prishtina tani ka 59 pikë, tri më pak se Feronikeli, që zë vendin e parë.  /Telegrafi/